Çfarë janë rrathët e errët rreth syve tuaj?
Rrathët e errët janë njolla rreth syve tuaj që duken më të errët. Ato mund t'ju bëjnë të dukeni më të vjetër dhe më të lodhur se sa jeni në të vërtetë. Ngjyra mund të ndryshojë nga vjollca apo kafe në të zezë, në varësi të ngjyrës së lëkurës tuaj. Rrathët e errët u ndodhin shumë njerëzve, pavarësisht nëse i keni pasur gjithmonë ose i keni vetëm herë pas here, është e rëndësishme të dini se si të minimizoni pamjen e tyre.
Shkaqet e rrathëve të errët dhe të fryrë
Ne priremi t'i lidhim rrathët e errët poshtë syve me lodhjen, por ky është vetëm një nga shumë faktorët e mundshëm kontribues. Këtu janë disa nga shkaqet më të zakonshme:
- Mungesa e gjumit. Po, është numri një në listë, sepse të qëndrosh zgjuar deri vonë dhe të mos flesh mjaftueshëm mund ta bëjë lëkurën të duket mjaftë e lodhur. Gjithashtu i bën enët e gjakut më të dukshme nën lëkurën tuaj.
- Gjenetika. Ndonjëherë rrathët e errët nën sytë tuaj është thjesht diçka që disa njerëz e trashëgojnë nga prindërit e tyre.
- Ekspozimi i tepërt në diell. E kemi thënë shumë herë dhe thjesht nuk mund ta theksojmë sa duhet, deri në 80% e shenjave tipike të plakjes së parakohshme shkaktohen nga rrezet e dëmshme UV. Meqenëse lëkura rreth syve tuaj është shumë e hollë, zakonisht këtu shfaqen shenjat e para të plakjes dhe ndonjëherë mund të jenë në formën e rrathëve të errët dhe qeskave poshtë syve.
- Tendosja e syve. Nuk është e pazakontë të kalosh pjesën më të madhe të ditës duke parë ekranin e kompjuterit dhe kjo tendosje mund të rezultojë në rrathë të errët.
- Dehidratimi. Sigurimi i lëkurës suaj me hidratim të mjaftueshëm është çelësi për një lëkurë të bukur dhe të butë. Mungesa e hidratimit mund të çojë në lëkurë të lodhur me qeska nën sytë tuaj.
- Alergjitë. Në rast të reaksioneve alergjike, trupi juaj prodhon histaminë. Histamina është përgjegjëse për simptomat e pakëndshme si kruarja e lëkurës dhe syve, dhe lëkura e kuqe dhe me njolla. Gjithashtu mund të shkaktojë fryrje të syve dhe, duke holluar enët e gjakut, të shkaktojë hije të errëta rreth syve tuaj.
- Plakja. Me kalimin e kohës, lëkura juaj bëhet më e hollë dhe kjo mund t'i bëjë enët e gjakut më të dukshme nën sytë tuaj, duke çuar në shfaqjen e rrathëve të errët.
Si të trajtoni rrathët e errët rreth syve
Ndonëse nuk mund të bëni gjithmonë diçka për shkaqet e atyre qeskave të errëta poshtë syve, si për shembull në rastet e gjenetikës apo plakjes, ka disa këshilla dhe truke për t'i bërë ato më pak të dukshme. Provoni këto zgjidhje për të trajtuar rrathët e zinj dhe qeskat:
- Trajtoni zonën e syve me një krem për sytë. Kremërat për sytë janë krijuar posaçërisht për zonën delikate të syve.
- Shtoni niacinamidin në rutinën tuaj. Duke forcuar barrierën e lagështisë, Niacinamidi mund të ndihmojë në përmirësimin e pamjes së rrathëve nën sy.
- Flini më shumë. Mungesa e gjumit cilësor mund të rezultojë në rrathë të zinj rreth syve tuaj, kështu që mundohuni të zgjoheni duke u ndjerë i çlodhur me një rutinë të mbrëmjes që do t'ju mbushë me gjumë. Pirja e kafeinës nuk rekomandohet të paktën gjashtë orë para se të shkoni në shtrat dhe vakti juaj i fundit duhet të jetë rreth tre orë para gjumit. Ju duhet të përfundoni ushtrimet disa orë para se të planifikoni të flini, dhe gjithashtu duhet të ndaloni së shikuari pajisjet elektronike, si telefonin ose laptopin dy orë përpara se të pushoni mirë gjatë natës. Të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në orare të ngjashme çdo ditë gjithashtu mund të ndihmojë, duke e futur trupin tuaj në një rutinë të mirë gjumi do të ndiheni më energjikë gjatë ditës.
- Reduktoni ekspozimin ndaj diellit. Mundohuni të qëndroni larg rrezeve të diellit direkte ose të vendosni veshje mbrojtëse, të tilla si një kapele me buzë të gjerë ose syze dielli, për të reduktuar ekspozimin e lëkurës tuaj ndaj rrezeve të dëmshme UV. Gjithmonë aplikoni SPF për të shmangur dëmtimin e lëkurës nga dielli.
- Ndriçoni lëkurën tuaj. Përdorni kremë ndriques për sytë për të zbuluar sytë më të shndritshëm, me pamje më të re dhe për të reduktuar pamjen e rrathëve të errët.
- Trajtoni alergjitë tuaja. Nëse vuani nga alergjitë që shkaktojnë kruajtje në sy, kërkoni këshilla mjekësore se si të ndihmoni në reduktimin e acarimit. Sa më pak të fërkoni sytë, aq më pak ka mundësi që të formohen rrathë të errët.
- Kastraveci. Truku më i vjetër në libër! Vendosini fetat e kastravecit të ftoht në rrathët e zinj për 10 minuta dy herë në ditë dhe shijoni ndjenjën freskuese.
- Kompresa të ftohta. Aplikimi i kubeve të akullit të mbështjellë me një leckë në sytë tuaj mund të zvogëlojë ënjtjen dhe mund të ndihmojë me rrathët e errët. Përdorimi i një lecke të lagur mund të ketë gjithashtu të njëjtin efekt.
- Mbulojini dhe fshihni. Vetë make-up-i nuk e zgjidh problemin e qeseve poshtë syve, por padyshim që mund t'i fshehë ato.
- Hiqni me kujdes grimin. Shmangni tërheqjen e lëkurës rreth syve kur hiqni grimin, pasi nëse lëkura humbet elasticitetin e saj, si pasojë rrathët e errët mund të shfaqen më shpesh.
- Bisedoni me një dermatolog. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë mund të shkaktojë rrathët tuaj të errët dhe asnjë nga këto këshilla nuk duket se funksionon, kërkoni ndihmë nga një dermatolog.
Burimi: Olay.co.uk