Të gjithë e dimë se shmangia e grimit që mblidhet në një vend në radhë të parë është alternativa më e mirë për të mbajtur grimin tuaj pa incidente. Nëse dëshironi të hiqni grimin e trashë nga lista e çështjeve të bukurisë që ju shqetësojnë, shikoni këto pesë mënyra për ta shmangur atë.
Mos u nxitoni
Nëse fondatina juaj shpesh duket e e trashë dhe mblidhet vende vende, problemi mund të lidhet me rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. Pasi të keni aplikuar kremin hidratues, është e rëndësishme që të mos kaloni direkt në aplikimin e fondatinës.
Në vend të kësaj, ju duhet që pas aplikimit të locioneve dhe kremrave të fytyrës t'i prisni një ose dy minuta të thahen përpara se të vazhdoni. Dhe mos harroni të përdorni primerin e fytyrës, i cili ju ndihmon të krijoni një bazë të lëmuar dhe të shmangni një grim të trash.
Zgjidhni fondatinën e duhur për llojin tuaj të lëkurës
Disa fondatinta janë më të prirura për tu mbledhur në një vend se të tjerat. Nëse mendoni se formula që po përdorni mund të jetë fajtore për këtë problem, është koha të kaloni në një opsion më të lehtë.
Ju gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se si një formulë e caktuar do të reagoj në llojin e lëkurës tuaj. Nëse keni lëkurë të thatë, duhet të shmangni disa fondantina të caktuara që do t'i bëjnë njollat e thata të duken më të theksuara.
Përdorni mjetet e duhura
Mënyra se si e aplikoni grimin ka shumë rëndësi. Në vend që të përdorni gishtat, ju rekomandojmë të merrni një brushë të caktuar fondantine ose shpuzë grimi për një pamje të butë dhe të lëmuar.
Përdorni një korrektor të papërshkueshëm nga uji
Ju pëlqen apo jo, edhe korrektori mund të mblidhet. Grimi zakonisht fillon të mblidhet gjatë ditës, pasi fondatina dhe korrektori juaj fillojnë të vendosen në linja dhe të ndryshojnë përreth. Për këtë arsye, përdorimi i një korrektori të papërshkueshëm nga uji që me siguri do të qëndrojë në vend është një domosdoshmëri.
Aplikoni vetëm aq product sa nevojitet
Shkaku numër një i grimit të mbledhur është shtresimi i shumë produkteve. Kur ta aplikoni shumë produkte, do të jetë shumë e qartë se çfarë keni bërë.
"Sigurohu që po e shpërndani mirë atë produkt që e aplikoni," sugjeron Sir John. “Unë shoh shumë njerëz që vendosin shumë korrektor direkt në fytyrë. Mundohuni ta vendosni një herë në dorë dhe më pas filloni ta aplikoni produktin në fytyrë.”
Këshilla e tij është të përdorni pak produkt në grimin e fytyrës, pasi pak fondatinë, pak korrektor dhe pak pudër fytyre bëjnë shumë. "Nëse jeni duke përdorur një produkt vërtet të mirë, do t'ju japë rezultatin që kërkohet, kështu që nuk keni nevojë të kompensoni domosdoshmërisht duke përdorur shumë prej tij."
Burimi: Lorealparisusa.com