Cila është më e rëndësishme? Shampoi apo kondicioneri?

Unë i kam përzier për vite të tëra shampoin dhe kondicionerin. E kujtoj kur besoja që duhej ta përdorja markën dhe linjën e njejtë të kondicionerit që i përshtatet shampoit, por kjo thjesht nuk qëndron.

Ju pak a shumë mund të bëni çkado me produktet!

Në disa raste, ju do të arrini rezultate më të mëdha nëse i qëndroni prapa koordinimit të shampoit dhe kondicionerit, por në përgjithësi, e kam kuptuar që nëse qëndroni në të njejtën linjë dhe markë të këtyre dy produkteve, ju mund të arrini rezultate relativisht të mira!

Personalisht, më pëlqen të përdori shampoin voluminoz dhe kondicionerin hidratues. Kondicionerët hidratues nuk funksionojnë mirë për mua, dhe mund të mi bëjnë flokët me elektricitet statik. Shampot me përbërje lëmimi dhe me hidratim të thellë nuk më bëjnë të ndihem mirë po megjithatë, do të sjellin butësi në flokët e mia.

Nëse jeni duke shikuar për një shampo apo kondicioner të ri, porse nuk jeni të interesuar që të blini të dyja produktet, ja disa gjëra që duhet t’i keni parasysh.

Nëse flokët tuaja janë të yndyrshme, apo përgjithësisht pa jetë tek rrënjët, ju do të duhej të shikonit shampo me vëllim të mirë. Ju ndoshta mund të kurseni të holla duke blerë kondicioner për majet e flokëve por do të shikoja për një shampo me cilësi të lartë dhe që është e vlerësuar për vetitë e saja të mira të pastrimit të flokëve.

Nëse flokët tuaj janë të thata apo të dëmtuara, do të ishte më mirë që të investohej në blerjen e një konsicioneri të mirë, hidratues dhe të gjeni një shampo më të lirë.

Nëse flokët tuaj janë në përgjithësi normale apo që nuk bijnë në kategoritë e lartpërnendura, do të thoja që më mirë do të ishte që t’i jepni përparësi një kondicioneri me cilësi më të lartë në krahasim me shampoin. Për mendimin tim, ka një dallim të madh në mes të një kondicioneri të lirë apo të një marke profesionale me çmim të ulët, por ky dallim nuk është edhe aq dramatik tek shampot!

 

Burimi: thesmallthingsblog.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!