Maskarat në fakt kanë një datë skadence.
Rutinat minimale të grimit no-makeup dhe rutinat e plota magjepsëse të grimit me shtresa konture dhe shkëlqyes priren të kenë një gjë të përbashkët - maskarën. Maskara është një element kryesor në shumë rutina të grimit, por është gjithashtu shumë personal. Disa preferojnë t'i qëndrojnë besnike një formule, ndërsa të tjerët mbështeten në shtresa të maskarave të ndryshme zgjatëse dhe maskarave voluminoze për të përmirësuar qerpikët natyralë.
Për ta bërë këtë një hap edhe më tej, disa i qëndrojnë besnik maskarave me brushë të mbushur (fluffy) për qerpikët voluminoz, disa duan maskarat e papërshkueshme nga uji për përdorim më të gjatë, e disa besojnë se një formulë e thatë dhe më e vjetër e rimelit bën një punë më të mirë në ndarjen e qerpikëve sesa një e freskët. Këto triqe të vogla janë shumë të individualizuara, disa janë deklarata të përgjithshme që thjesht fitojnë tërheqje në mediat sociale, por lind pyetja, a ka ndonjë të vërtetë në to?
A është i dëmshëm vendosja e maskarës çdo ditë?
Sipas Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë (AAO), aplikimi i maskarës çdo ditë mund të çojë në acarim syve dhe qerpikë të dëmtuar nëse nuk e hiqni atë siç duhet. Ata sugjerojnë përdorimin e vazelinës për të hequr maskarën pasi lubrifikon qerpikët pa i tërhequr dhe dëmtuar. Ata rekomandojnë gjithashtu shampo për fëmijë sepse është i butë për sytë dhe i testuar nga oftamologu.
Solucionet pastrues dhe pastruesit e grimit të syve janë gjithashtu opsione të përshtatshme për heqjen e maskarës, sepse pikërisht për këtë synohen.
Burimi: Lorealparisusa.com