Buzë të kuqe klasike

Nuk ka asgjë si buzët klasike, të kuqe të errët. Ndërkohë që buzëkuqët me shkëlqim dhe balsamët e me ngjyrë po bëjnë një rikthim të madh tani, një ngjyrë buzësh që ne e dimë se nuk do të hiqt kurrë nga lista e trendeve është një buzëkuqi magjepsës i kuq i errët.

Nëse ju tremb ngjyra e errët, nuk do të duhej! Me përgatitjen dhe teknikën e duhur të aplikimit, çdokush mund ta zotërojë këtë pamje të këndshme. Plus, është super këndshme me të gjitha llojet e grimeve, vetëm se ju duhet zgjedhja e duhur.

Si të aplikoni buzëkuqin e këndshëm të kuq?

Tani që keni zgjedhur nuancën e kuqe perfekte për ju, është koha të mësoni se si ta aplikoni atë në mënyrën më të bukur të mundshme. Ndiqni këto këshilla për një aplikim mahnitës!

Eksfolioni buzët

Një nga mënyrat më të lehta për të prishur pamjen e buzëve është duke aplikuar buzëkuqin buzët e thata. Për fat të mirë, heqja e këtyre copëzave të thata është shumë e lehtë. Thjesht masazhoni pak sheqer ose ndonjë eksfoliues tjetër në buzët tuaja, më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni.

Përdorni një primer buzësh

Primeri nuk aplikohet vetëm para pudrës ose grimin e syve, ai gjithashtu ndihmon për të mbajtur buzëkuqin në vend dhe për të krijuar një pamje të lëmuar që e bën më të lehtë aplikimin e buzëkuqit. Kërkoni një primer që është krijuar posaçërisht për t'u përdorur në buzë dhe aplikoni një sasi të vogël, përpara se të vwndosni ndonjë ngjyrë në buzët tuaja.

Aplikoni liner-in e buzëve

Liner-i i buzëve është i hatashëm kur bëhet fjalë për aplikimin e buzëkuqit të kuq të errët. Kufizimi i buzëve përpara se ta aplikoni buzëkuqin ndihmon që ngjyra juaj të mos depërtojë jashtë kufizimit. Vetëm sigurohuni që liner-i juaj i buzëve të mos jetë shumë më i errët se buzëkuqi që do ta përdorni.

Vendosni buzëkuqin në mënyrën e duhur

Nëse filloni aplikimin nga cepat e buzëve, ka më shumë gjasa të devijoni jashtë linjave. Për të shmangur këtë problem, filloni të aplikoni buzëkuqin në qendër të buzëve, duke lëvizur jashtë drejt cepave.

Përfundojeni pamjen

Edhe kur aplikoni buzëkuq të kuq të errët duke përdorur të gjitha këshillat dhe truket më të mira të bukurisë, ka ende mundësi devijmi në pjesë të caktuara. Nëse vëreni ndonjë ngjyrë jashtë kufizimit, thjesht pastrojeni me një shtupë pambuku të zhytur në solucion micellar për pastrimin e grimit.

Burimi: lorealparis.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!