Flokët gri mund të shfaqen pavarësisht moshës. Pavarësisht rritjes së trendit të flokëve natyrale me thinja (salt and pepper hair), jo të gjithë janë gati t'i pranojnë ato fije argjendi në përditshmëri. Nëse keni dashur të gjeni një mënyrë për të mbuluar thinjat tuaja, ne jemi këtu për t'ju ndihmuar. Nga ngjyrat e përhershme të flokëve deri te zgjidhjet DIY, lexoni më poshtë për të gjetur shtatë truke për fshehjen e thinjave.
- Mbulojini me sprejin rrënjë
Nëse keni nevojë për një mbulim të shpejtë të thinjave, përdorni një sprej me ngjyrë për mbulimin e rrënjëve që t'i fshehni zonat më të mëdha të thinjave derisa të gjeni kohë për një zgjidhje më të përhershme. Thjesht spërkateni mbi thinja dhe pjesërisht gjatësisë së flokëve në mënyrë që të përzihet me ngjyrën tuaj të flokëve dhe për t'i fshehur në mënyrë efektive rrënjët e thinjura. Spërkatja e shpejtë dhe e lehtë thahet menjëherë dhe nuk lë pas mbetje të cilat ngjiten. Pjesa më e mirë? Pas spërkatjes, jeni gati deri në larjen e radhës të flokëve.
- Mbulojini me stilolapsin për mbulimin e rrënjëve “Touch-Up Pen”
Në krahasim me sprejin që mbulon një zonë të madhe të flokëve, ju do të dëshironit një produkt që ofron një mbulim më të saktë për mbulimin e thinjave të para që fillojnë të shfaqen. Këtu hyn stilolapsi për mbulimin e rrënjëve. Thjesht rrotullojeni stilolapsin për të shpërndarë produktin, më pas aplikojeni lehtë furçën në flokë të thatë duke përdorur prekje të lehta dhe të shpejta. Prisni një minutë që produkti të thahet dhe jeni gati!
- Ndani flokët në një pjesë tjetër të kokës
Mbulimi i thinjave mund të jetë aq i lehtë sa thjeshtë ndërrimi i stilit të flokëve. Në varësi të vendndodhjes së thinjave, fshehja e tyre mund të jetë shumë e lehtë, vetëm ndërroni pjesën e ndarjes së flokëve tuaj. Nëse thinjat tuaja janë në mes të kokës, provoni t'i ktheni flokët anëash.
- Lyeni rrënjët me një ngjyrë të përhershme
Kur ju duhet vetëm të rifreskoni rrënjët tuaja, mund të përdorni një ngjyrë të përhershme flokësh për t'i mbuluar ato thinja që vijnë. Kur ju nuk dëshironi të lyeni të gjitha flokët, një set për ngjyrosjen e përhershme të rrënjës është opsion shumë i mirë. Kompleti përmban gjithçka që ju nevojitet për të fshehur thinjat me ngjyrën e përhershme të rrënjës në vetëm dhjetë minuta.
- Lyeni flokët vet në shtëpi
Kur zbuloni thinjat e para, mendimi i parë mund t'ju vij në mend është të vraponi në banjë dhe të lyeni flokët. Për fat të mirë, ka sete ngjyrimi të përhershëm me nuanca që janë perfekte për t'i zhdukur ato thinja të flokëve tuaj pa dalë nga shtëpia. Plus, ato vijnë në një larmi ngjyrash flokësh, kështu që ju mund të gjeni lehtësisht nuancën tuaj perfekte.
- Mbuloni thinjat me fije të bardha
Në vend që të lyeni të gjithë flokët tuaj, provoni të lyeni disa fije të bardha në flokë për të fshehur ato thinja. Duke i përzier fijet e bardha në flokët, thinjat mund të mos duken më pa pasur nevojë për shumë mirëmbajtje. Ju mund t'i shtoni fijet e bardha në flokët tuaj vet në shtëpi. Shikoni video të cilat ju mësojnë procedurën perfekte, kështu ju do të jeni në gjendje të merrni fijet e bardha dimensionale nga rrënja deri tek maja, duke kontrolluar saktësisht se si do të duken.
- Shkëlqeni thinjat tuaja
Fshehja e thinjave mund të jetë edhe argëtuese! Nëse nuk keni kohë (ose dëshirë) për të ngjyrosur flokët tuaj, shikoni aksesorët dhe modelet e flokëve për fshehjen e rrënjës dhe fijeve të thinjura. Përziejini thinjat me një det ngjyrash me këtë trend argëtues të rrënjëve. Përfundoni stilimin me një xhel flokësh.
Burimi: lorealparisusa.com