Të gjithë përjetojnë rënie të flokëve. Hulumtimet tregojnë se një person mesatar hedh diku midis pesëdhjetë apo njëqind fije flokësh çdo ditë. Pra, kur është normale rënia e flokëve dhe kur nënkupton një problem themelor shëndetësor?
Jini të sigurt se rënia e flokëve është një pjesë e natyrshme e ciklit të rritjes së flokëve tuaj. Çdo qime në kokën tuaj kalon nëpër faza të rritjes dhe pushimit përpara se të bjerë përfundimisht. Humbja e flokëve bëhet problematike nëse vëreni shumë më tepër rënie se zakonisht, kur flokët ju bijen në grumbuj, keni flokë të holluar ose vende tullace në skalpin tuaj. Disa nga shkaqet e rënies ose rrallimit të flokëve përfshijnë:
- Gjenetika. Tullaciteti është gjendje e trashëguar që ndodh në familjen tuaj.
- Hormonet. Ndryshimet hormonale ose çrregullimet hormonale (si sindroma e vezores policistike) mund të shkaktojnë rënie të flokëve. Shumë njerëz vërejnë rënie të flokëve pas lindjes ose gjatë menopauzës.
- Stresi. Stresi ekstrem, fizik ose emocional, mund të çojë në humbje të përkohshme të flokëve. Kjo mund të shkaktohet nga ngjarje traumatike.
- Kequshqyerja. Humbja e flokëve mund të ndodhë gjithashtu nëse nuk merrni mjaftueshëm lëndë ushqyese të caktuara, si proteina, hekur ose vitaminë B12.
- Sëmundje. Disa sëmundje si diabeti, lupusi, hipotiroidizmi dhe disa çrregullime autoimune mund t'ju bëjnë të humbni më shumë flokë se normalisht.
- Mjekimi. Ndonjëherë rënia e flokëve është një efekt anësor i mjekimit ose një trajtimi mjekësor si kimioterapia.
- Flokë të dëmtuara. Disa modele flokësh që tërheqin skalpin e kokës si gërsheta të ngushta ose flokët e lidhura lartë mund të dëmtojnë folikulat e flokëve dhe të shkaktojnë një lloj rënie të flokëve të quajtur alopecia tërheqëse.
Nëse ndiheni sikur vini re më shumë qime se zakonisht në dush, në brushën e flokëve ose në jastëk, mos u trembni. Sipas Shkollës Mjekësore të Harvardit, rreth një në tre gra përjetojnë rënie të flokëve në një moment të jetës së tyre. Derdhja e tepërt e përkohshme (ose rrjedhja e telogjenit) shkaktohet nga një shkaktar themelor, siç është një sëmundje ose çekuilibër. Vlen gjithashtu të përmendet se për shkak të ciklit të rritjes së flokëve tuaj, rënia arrin kulmin rreth katër muaj pas incidentit që e shkaktoi atë, kështu që konsultohuni me mjekun tuaj për të identifikuar dhe trajtuar shkakun rrënjësor.
Ndërsa prisni terminin me mjekun tuaj, këtu janë disa këshilla për flokë më voluminoze.
- Hani më shumë proteina. Marrja e mjaftueshme e proteinave në dietën tuaj është thelbësore për rritjen e flokëve.
- Merrni vitamina. Një dietë e pasur me hekur, vitaminë C, vitaminë B12, vitaminë D3, bakër, zink dhe selen mund t'ju vendosë ju (dhe flokët tuaj) drejt suksesit.
- Zvogëloni dëmtimin nga stilimet. Shmangni frizurat e shtrënguara, përdorimin shumë shpesh të mjeteve të nxehta, zbardhjen e flokëve dhe prcedurën e minivallit apo trajtimeve kimike të shpeshta. Nëse flokët tuaj janë përpunuar shumë, investoni në një maskë kondicionuese të mirë.
- Flini me një këllëf jastëku prej mëndafshi. Mëndafshi është më i lëmuar se pambuku, kështu që ka më pak gjasa që t'ju pengojë dhe të tërheqë flokët gjatë gjumit.
- Mbajeni lëkurën e kokës të lumtur. Një skalp i kokës me kruarje dhe i përflakur mund të çojë në rënie të flokëve më të madhe se zakonisht. Provoni një trajtim të skalpit për të ndalur zbokthin dhe inflamacionin.
Burimi: Beautylish.com