A jeni gati të provoni trendin e ri të qerpikëve me vazelinë?

Nëse ndonjëherë e gjeni veten tek videot e bukurisë në TikTok, do të përmbyteni nga truket e pafundme që nuk do të kishit menduar kurrë t'i provonit vetë. Disa janë të diskutueshme, disa janë intriguese dhe disa vërtetë na detyrojnë të ndryshojmë rutinën e bukurisë. Trendi i fundit që na surprizoi? Një trik për qerpik me vazelinë, për të cilën disa njerëz po heqin dorë edhe nga maskara.

Çfarë ju duhet?

Me qerpikë të drejtë, të cilët kërkojnë shtresa të shumta maskare për rezultate të dukshme, ia vlen ta provojmë. Plus, unë tashmë kisha tre produktet e nevojshme përreth: vazelinë, një brushë maskare dhe një kthyese për qerpikë.

Si ta bëni?

Jo vetëm që ju duhen vetëm 3 artikuj të thjeshtë, por kërkohen edhe vetëm 3 hapa të shpejtë.

Hapi 1: Aplikoni vazelinë ose në qerpikët tuaj ose në bazën e kthyeses së qerpikëve.

Hapi 2: Vendoseni kthyesen në qerpikë dhe mbajeni për të paktën 10 sekonda.

Hapi 3: Krihni qerpikët me një brushë maskare të pastër.

@unicosmetics.int @unicosmetics.int #makeup #beauty #makeupartist #fashion #love #mua #makeuptutorial #beautiful #foryou #foryoupage #fyp ♬ original sound - unicosmetics.int

Burimi: Beautylish.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!