A janë të mira për flokët trajtimet me keratinë?

Trajtimet me keratinë mund të jenë të mira për flokët. Kur bëhet siç duhet, një trajtim me keratinë nuk do t'i dëmtojë flokët, por do ti bëj do të duken më të shndritshme, më të shëndetshme dhe më pak të elektrizuara. Trajtimi do të zbehet me kalimin e kohës dhe kimikatet e përdorura në flokë janë më pak të ashpra se ato në një relaksues ose një trajtim japonez drejtues.

Cilat janë disavantazhet e trajtimit të flokëve me keratinë?

Nëse flokët tuaj janë shumë të dëmtuar ose në strukturë shumë të hollë, procesi i një trajtimi me keratinë është i gjatë dhe përfshin mbylljen e flokëve me një formulë kimike dhe përdorimin e nxehtësisë për të bllokuar përzierjen, gjë që mund të jetë e dëmshme nëse flokët tuaj janë tashmë të pambrojtur. Trajtimet e përsëritura me keratinë mund të përbëjnë gjithashtu një kërcënim për mirëqenien e flokëve, kështu që nëse është e mundur, shtyjini trajtimet çdo katër deri në gjashtë muaj.

Siç e përmendëm më parë, shumë trajtime me keratinë kanë një formulë të bazuar në formaldehid (formaldehyde). Sipas hulumtimit të Gazetës së Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, në disa raste mund të përdoren përqendrime të larta të papranueshme të formaldehidit në këto trajtime, të cilat mund të jenë të dëmshme për flokët. Për më tepër, formaldehidi është një kancerogjen dhe përbën një kërcënim kur thithet, sipas NCBI.

Pra, përsëri, është shumë e rëndësishme që të kërkoni mirë dhe të punoni me një profesionist që e di se çfarë po bën, kjo përfshin të kesh një hapësirë për ajrosje të duhur ose të zgjedhësh një formulë pa formaldehid.

A mund të bëni një trajtim me keratinë në shtëpi?

Ndërsa në treg ka sete për trajtime me keratinë në shtëpi dhe ju mund t'i kurseni vetes disa para, ne ju këshillojmë fuqimisht të mos përpiqeni të rregulloni kimikisht flokët në shtëpi. Meqenëse drejtimi i flokëve me keratinë përfshin ristrukturimin e lidhjeve natyrale të flokëve, zgjedhja më e mirë është të shkoni te një profesionist. Ju gjithashtu do të dëshironi të mbani në mend se formulat në setet për trajtime në shtëpisë nuk janë aq të fuqishme sa ato profesionale për sallone, kështu që rezultatet nuk do të jenë të cilësisë së sallonit.

Sa zgjat një trajtim me keratinë?

Afat gjatësia e trajtimit me keratinë varet se si kujdeseni për të. Normalisht, mund të prisni që ky lloj trajtimi i flokëve të zgjasë deri në gjashtë muaj, por gjithashtu vlen të përmendet se ndërsa flokët rriten, rrënjët nuk janë të trajtuara. Koha e rritjes së flokëve mund të luajë patjetër një rol në potencialin afatgjatë të trajtimit me keratinë, veçanërisht nëse mbështeteni tek ai për të zbutur strukturën e flokëve me onde ose kaçurrela.

Si të kujdeseni për flokët tuaj pas një trajtimi me keratinë?

Sa herë që aplikoni kimikate të forta në flokë, qoftë kur i lyeni flokët me ngjyrë të përhershme ose kur i trajtoni me keratinë, është tepër e rëndësishme të ndërmerrni hapa shtesë në rutinën tuaj të kujdesit për t'i mbajtur flokët të duken të shëndetshme. Kjo përfshin ndërprerjen e përdorimit të shampos dhe kondicionerit  të zakonshëm dhe përdorimin e rregullt të një sistemi që përfshin një maskë flokësh dhe një produkti pa nevojë për shpëlarje.

Burimi: Lorealparisusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!