Maskara është shumë personale, por triku sekret për qerpikë të valëzuar mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Më poshtë, mund të shihni shtatë mite të zakonshme të maskarave.
- Maskara përbëhet nga jashtëqitja e lakuriqëve
Ky mit mund të tingëllojë vërtet i çuditshëm për disa, por në fakt është diçka që dikur e besonin edhe vet fansat e bukurisë. Për të qenë të qartë, ne nuk mund të garantojmë për çdo maskarë, por në përgjithësi, feçet e lakuriqëve të natës nuk i shtojnë ndonjë përfitim formulave të maskarave. Mbani në mend, është gjithashtu shumë e lehtë të lexoni përbërësit në paketimin e produkteve kozmetike.
- Maskarat zgjasin përgjithmonë
Le të sqarohemi mirë, maskarat skadojnë. Sipas AAO, është më mirë të hidhni grimin e syve, si maskarat dhe eyeliner-in pas tre muajsh. Ndërsa kjo duket e parakohshme, bakteret që shkaktojnë infeksion rriten lehtësisht dhe shpejt në formulat kremoze ose të lëngshme të grimit të syve. Me pak fjalë, tubat e vjetër të maskarave janë terreni perfekt për mbarështimin e baktereve, kështu që është më mirë t'i hidhni ato pas harkut kohor tre mujor.
- Është në rregull të ndash maskarën me të tjerët herë pas here
Të ndash maskarën ose çdo lloj grimi për sytë nuk është një ide e mirë për disa arsye, ku kryesorja është infeksioni. Edhe nëse është opsioni i fundit, mjafton një herë për tu infektuar. Në përgjithësi, ndarja e çdo lloj produkti për grimin e syve, qoftë maskarë ose eyeliner, me një mik, apo edhe një tester në një dyqan mund të çojë në infeksione, si gungat e syve dhe konjuktiviti (sy rozë). Pra, thjesht kurseni veten nga telashet dhe mos e bëni këtë gabim.
Nëse merrni një infeksion të syve, hidhni të gjithë grimin e syve dhe mos përdorni grim derisa infeksioni të largohet, sipas AAO.
- Maskara e thatë funksionon më mirë se bojë për vetulla e lagur
Disa njerëz preferojnë maskarat e vjetra, me idenë se një formulë më e thatë siguron volum dhe ndarje më të mirë, por nuk ka asnjë provë që kjo teori është e vërtetë. Ka prova që ju rrezikoni të infektoheni nëse përdorni një maskarë që është më e vjetër se tre muaj.
- Vetëm maskarat me brushë të mbushur shtojnë volum
Është një ide e gabuar që brushat e mbushura me shumë fije (fluffy) janë mënyra e vetme për t'i dhënë volum qerpikëve. Ndërsa një brushë e tillë mund të ndihmojë në shtimin e volumit të qerpikëve, një brushl më e hollë gjithashtu mund të sigurojë volum duke shtuar gjatësinë dhe duke i mbajtur qerpikët të ndarë.
- Primerët e qerpikëve janë thelbësor
Primeri i qerpikëve aplikohet përpara maskarës dhe ndihmon në rregullimin e qerpikëve, rritjen e volumit dhe përmirësimin e aplikimit të maskarës. A është absolutisht i nevojshëm? Jo, por mund të ndihmojë që qerpikët të duken më voluminoz. Aplikoni një shtresë pasi të keni dredhur qerpikët dhe para se të aplikoni maskarën.
- Maskara e papërshkueshme nga uji (waterproof) zgjat më shumë
Siç sugjeron emri, maskara e papërshkueshme nga uji nuk do t'ju rrjedhë në faqe kur bie shi ose kur sytë ju lotojnë. Formula rezistente është tërheqëse për shumë njerëz dhe mund t'ju ndihmojë të mbani qerpikët të dredhur nëse priren të jenë të drejtë dhe kokëfortë. Duke thënë këtë, zgjedhja e përdorimit të maskarës rezistente ndaj ujit ka të bëjë vetëm me preferencën. Nëse nuk keni probleme me funksionimin e maskarës së zakonshme, atëherë një formulë rezistente ndaj ujit mund të jetë një opsion që përdoret gjatë.
Burimi: Lorealparisusa.com