Kur bëhet fjalë për trajtimin e shqetësimeve të lëkurës, ka të ngjarë të merrni shumë këshilla nga miqtë, familja dhe rrjetet sociale. Por ju kurrë nuk e dini nëse të gjitha këshillat janë të sakta ose nëse do të funksionojnë për ju. Një teknikë e kujdesit të lëkurës për të cilën mund të jeni kurioz për përfitimet e saj është avullimi.
Me shumë mundësi keni dëgjuar për makinat me avull për fytyrë që hapin poret e bllokuara dhe ofrojnë edhe përfitime të tjera për kujdesin e lëkurës, gjë që e bën avullimin të tingëllojë si një shtesë e shkëlqyeshme për rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës, por a është vërtetë kaq e mirë? Vazhdoni të lexoni për të mësuar një herë e mirë, a është avulli i mirë për lëkurën tuaj?
Çfarë do t'i bëjë avullimi lëkurës tuaj?
Ajo çfarë duam të kuptojmë nga kjo pyetje është nëse avulli mund të hapë ose jo poret. Fatkeqësisht, kjo këshillë e vjetër për kujdesin e lëkurës është një mit. Poret janë gjithmonë të hapura! Pra, në këtë pikë, lëkura nuk përfiton shumë nga avulli.
Mirëpo, sigurisht, ka edhe përfitime tjera për të cilat mund të keni dëgjuar. Dhe në to, ka disa të vërteta, edhe nëse përfitimet nuk janë posaçërisht për fytyrën tuaj. Sipas klinikës Mayo, avulli i lëshuar nga një lagështues rrit nivelet e lagështisë në ajër dhe mund të ndihmoj në shërimin e buzëve të plasaritura dhe shqetësimeve të tjera shëndetësore.
Kur mirëmbahet siç duhet, avulli mund të ndihmoj që ambienti i thatë dhe i ftohtë të mos ndikoj shumë në lëkurën tuaj. Akademia Amerikane e Dermatologjisë gjithashtu rekomandon lagështuesit si një nga pajisjet kryesore për lehtësimin e lëkurës së thatë. Përndryshe, ju mund të shtoni një avullues për fytyrën në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës, i cili është posaçërisht për lëkurën e fytyrës.
Shënim: Duhet ta keni parasyshë frazën kryesore më lartë "të mirëmbajtur siç duhet", duhet t'i kushtoni vëmendje mirëmbajtjes së pajisjes nëse dëshironi të luftoni lëkurën e thatë me ndihmën e një lagështuesi. Klinika Mayo thotë se mirëmbajtja e duhur është e nevojshme pasi një lagështues i ndotur mund të prodhojë edhe baktere dhe myk, gjë që rezulton në sëmundje.
Çfarë rregullash duhet të ndiqni gjatë avullimit?
Avullimi i fytyrës në shtëpi është në fakt shumë i thjeshtë. Nëse dëshironi të kryeni shumë detyra ndërkohë që përfitoni nga avulli, merrni parasysh të dilni në një dhomë me derën e mbyllur dhe mbani lagështuesin të ndezur. Është më mirë nëse dhoma është më e vogël, si një banjë p.sh.. Ndërsa dhoma mbushet me avull, ju do të avulloni në të njëjtën kohë fytyrën tuaj. Përdoreni këtë kohë për t'i bërë vetes një manikyr ose për të lexuar një libër të ri.
Përndryshe, mund të përdorni një makinë avulli për fytyrë. Kjo pajisje është bërë posaçërisht për të avulluar fytyrën tuaj në shtëpi. Mbusheni me ujë dhe mbajeni disa centimetra nga fytyra juaj, ndiqni gjithmonë udhëzimet që shkojnë me makinën specifike që përdorni. Lëreni avullin të kalojë mbi lëkurë për disa minuta, dhe kaq ishte.
A duhet ta laj fytyrën pas avullit?
Në vend që të lani fytyrën para avullit, rekomandohet ta lani menjëherë pas procesit dhe më pas të aplikoni produktet e kujdesit të lëkurës si zakonisht. Kjo bëhet për të hequr çdo mbetje ose vaj që dolën në sipërfaqen e lëkurës gjatë procesit të avullimit.
A është mirë të avulloni fytyrën çdo ditë?
Edhe nëse ju pëlqen procesi i avullosjes, nuk duhet ta bëni atë çdo ditë, rekomandohet më së shumti të bëhet dhjetë minuta në javë. Ngjashëm me shumë praktika të kujdesit të lëkurës, avullimi i përditshëm mund të dëmtoj lëkurën dhe poret.
Burimi: Lorealparisusa.com