Kur ju godet dhimbja në njërën anë të kokës, është koha për të vepruar shpejt. Dhimbjet e kokës nga migrena mund të përshkruhen si dhimbje therëse të shoqëruara me pulsime, të përziera dhe ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës dhe zërit.
Nëse nuk i keni përjetuar kurrë këto ndjesi molisëse, konsiderojeni veten me fat. Për ata që vuajnë nga migrena, lehtësimi është në rrugë e sipër, veçanërisht nëse jeni aktualisht në mes të një episodi duke luftuar për ta lexuar këtë në telefonin tuaj. Ulni ndriçimin e ekranit dhe le të vazhdojmë.
- Qëndroni në një dhomë të qetë dhe të errët
Personat me dhimbje të migrenës janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj dritës dhe zërit, të dyja përkeqësojnë dhimbjen dhe të përzierat. Gjërat e para së pari: mbyllni roletet, fikni dritat dhe vishni tapa veshësh për errësirë të plotë dhe qetësi. Nëse jeni duke përjetuar një migrenë gjatë ditës, vishni një maskë për sytë për të bllokuar në mënyrë efektive të gjithë dritën. Do të ndiheni shumë më mirë pasi të mbyllni të gjitha burimet e zërit dhe dritës.
- Freskohuni për të qetësuar dhimbjen
Vendosni një pako akulli mbi vendin ku keni dhmbje për lehtësim të menjëhershëm. Nëse nuk keni pako akulli, vendoseni në frigorifer një maskë të fytyrës apo peceta për sy pastaj vendoseni në ballë ose anash ballit, kjo do të ofrojë lehtësim të përkohshëm, si dhe përfitime shtesë për kujdesin e lëkurës.
- Masazhoni kokën, sa më ftohtë aq më mirë
Nëse mund ta duroni, bëni vetes një masazh të butë për të lehtësuar tensionin në zonën ku ndjeni më shumë dhimbje. Të sëmurët nga migrena, duhet të keni gjithmonë në dorë një roller akulli. Mbajeni këtë mjet në frigorifer për qetësim shtesë ndërsa masazhoni zonat ku ndjeni presion.
- Pini ujë
Disa migrena janë rrjedhojë e dehidratimit, prandaj sigurohuni që ta rimbushni trupin me ujë për një rikuperim më të shpejtë, mund të ndiheni më mirë menjëherë, prandaj mbani një shishe me ujë pranë shtratit. Nëse bie në gjumë dhe zgjohesh pa migrenë, vazhdoni hidratimin në mënyrë që dhimbja të mos përsëritet.
- Flini pak
Në përvojën time, gjumi është mënyra më efektive për të qetësuar dhe eliminuar migrenën. Duke iu referuar hapit të parë, qëndroni (ose krijoni) një hapësirë të qetë. Zëvendësoni këllëfin e jastëkut me një këllëf mëndafshi të freskët për një efekt qetësues dhe vendosni një maskë të syve për errësirë të plotë. Nëse keni probleme me gjumin, spërkatni një sprej gjumi me vaj livando dhe kamomil në ajër për të krijuar një mjedis qetësues për pushim. Plus, inhalimi i vajit të livandës ndihmon në reduktimin e dhimbjeve të migrenës dhe të përzierave.
Burimi: Beautylish.com