Nëse mendoni se e vetmja mënyrë për të flokët është përmes zbardhjes ose stilimit me nxehtësi, mendoni përsëri. Mënyra se si kujdeseni për flokët gjatë gjumit mund të ndikojë edhe në pamjen dhe shëndetin e flokëve tuaj, kështu që është e rëndësishme të mendoni se çfarë të bëni (dhe çfarë të mos bëni) ndërsa flini. Ju mund ta konsideroni këtë thjesht si një zgjatje të rutinës të kujdesit të flokëve.
Pavarësisht nëse i bëni flokët gërsheta, i ushqeni flokët e dëmtuar ose mundoheni të ruani fenirimin, janë disa hapa që mund të ndërmerrni për të siguruar që flokët t'ju qëndrojnë në vend gjatë gjithë natës. Lexoni ndërsa ne ndajmë disa këshilla për kujdesin e flokëve para gjumit, në mënyrë që të mund të ruani pamjen ndërkohë që flini.
- Shkrehni flokët para gjumit
Një nga mënyrat më të thjeshta për të mbrojtur flokët gjatë natës është duke i krehur tërësisht. Kjo do të ndihmojë në shpërndarjen e barabartë të vajrave natyralë nga rrënjët deri te majat. Rekomandohet që në flokë të lagur të përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë për të hequr nyjet, gjë që do të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit.
- Aplikoni një trajtim ushqyes për flokët
Trajtimet e flokëve shpesh vlerësohen për përfitimet e tyre hidratuese, dhe përdorimi i një të tillë si produktet pa nevojë për shpëlarje është një mënyrë efektive për t'i dhënë flokëve tuaj pak dashuri ndërsa flini.
- Përdorni një serum të lehtë për flokët
Menaxhimi i flokëve të elektrizuara mund të jetë zhgënjyes dhe kjo mund të ndodhin teksa flemë për shkak të fërkimit me këllëfin e jastëkut. Për të ndihmuar në minimizimin e sasisë së elektrizimit me të cilën zgjoheni, provoni të aplikoni një serum flokësh përpara se të shkoni në shtrat.
Këshillë: Ne ju rekomandojmë gjithashtu të përdorni një kapele apo shall mëndafshi/sateni gjatë natës për të mbrojtur flokët nga fërkimi i tillë.
- Flini në një këllëf prej mëndafshi/sateni
Me që ra fjala për këllëfin e jastëkut, është e vërtetë që këllëfët nga pambuku priren të jenë më të ashpër në flokë dhe mund të shkaktojnë thyerje. Kalimi në një këllëf prej sateni ose mëndafshi mund të ndihmojë që flokët tuaj të mos ngatërrohen ndërsa i hedhni dhe ktheni, pasi ato janë më të lëmuara se materialet e tjera. Plus, gjumi në mëndafsh shton një element luksoz në rutinën tuaj të natës.
- Mos flini me flokë të lagur
Fjetja me flokë të lagur mund të shkaktojë thyerje të flokëve dhe të rezultoj në dëmtim, sepse flokët janë më të brishtë kur janë të lagur. Nëse duhet t'i lani flokët menjëherë para se të flini, përdorni një mbrojtës ndaj nxehtësisë dhe thajini flokët përpara se të flini.
- Zgjidhni gërshetat jo nxehtësi
Nuk është sekret që stilimi me nxehtësi mund të shkaktojë thyerje dhe maja të dyfishta. Nëse dëshironi të keni një pamje me onde ose kaçurrela, mund ta arrini atë ndërsa jeni duke fjetur, pa mjete të nxehta.
Ju mund të krijoni një model flokësh duke gërshetuar flokët para gjumit dhe duke i lënë të qëndrojnë gjatë natës. Është një nga stilet mbrojtëse më të njohura për t'u mbajtur në gjumë, thjesht mos i bëni gërshetat shumë të ngushta (gërshetat që janë shumë të ngushta mund të tërheqin rrënjët dhe të shkaktojnë dëme të tjera).
- Bëjini vetes një masazh koke
Nuk mund ta mohojmë, një nga pjesët më të mira të trajtimeve në sallone është kur parukeri ju masazhon kokën, ju mund ta rikrijoni atë ndjenjë relaksimi para gjumit me një masazh të shpejtë të kokës.
Sipas Qendrës Kombëtare për Informacionin e Bioteknologjisë, duke e bërë këtë stimulon qarkullimin e gjakut në folikulat e flokëve, gjë që e mban lëkurën e kokës të shëndetshme dhe ndihmon në prodhimin e fijeve më të trasha. Një masazh i shpejtë i kokës mund të jetë gjithashtu relaksues dhe mund t'ju ndihmojë për një gjumë të thellë
Burimi: Lorealparisusa.com