7 arsye pse flokët tuaja janë duke rënë

Shkaktarët kryesor për rënien e flokëve të femrave, sipas deramatologut

Është normale që të humbni rreth 80 fije flokësh në ditë. Sidoqoftë, nëse e shihni se jeni duke humbur më shumë se kaq, shenjat e të cilave janë mbyllja e vendeve ku kalon uji, fijet e mbetura në jastëk apo një grumbull i flokëve të mbetura në krehër. Këto skena mund të jetë shumë prekëse. Për të shëruar këtë gjendje, ju duhet së pari të identifikoni arsyen dhe pastaj ta trajtoni. Për t'ju ndihmuar që të identifikoni shkaktarët e ndryshëm të humbjes së flokëve tek femrat, ne kemi biseduar me dermatologen, kozmetologen dhe trikologen, Dr Chytra V. Anand. Ajo liston më poshtë shtatë arsye që mund të jenë shkaktarët e rënies së flokëve. Lexoni më poshtë!

  1. Trashëgimia

Historiku familjar i hollësimit të flokëve është njëri nga shkaktarët më të zakonshëm, potencon Dr Chytra. Kjo do të thotë që ju mund të shihni një ulje progresive, graduale të vëllimit të flokëve me moshë.

  1. Çekuilibri hormonal 

Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e ciklit të rritjes së flokëve. Oestrogjenët apo hormonet e femrave janë të mira për flokët pasi që ato ndihmojnë për mbajtjen e tyre në fazën e rritjes për një periudhë optimale të gjatësisë. Por androgjenët apo hormonet mashkullore kanë prirje të shkurtojnë ciklin e rritjes së tyre. Pra, në kushtet siç është PCOS, ku kemi një sasi të tepërt të androgjenëve në trup, ndodhë rënia e flokëve. Njejtë, hipotiroidi është poashtu shkaktar i zakonshëm për hollësimin dhe rënien e tyre.

  1. Çrregullimi i të ushqyerit 

Kjo është një arsye e madhe se pse flokët tuaja ndoshta janë dukë rënë. Nëse nuk hani proteina të mjaftueshme, kujtoni që flokët janë të prodhuara nga proteina dhe në mënyrë që të mbështet shëndetin e tij, ju duhet t'i konsumoni mjaftueshëm ato. Hekuri është esencial gjithashtu pasi që përkrah qelizat e kuqe të gjakut që e qarkullojnë oksigjenin në tërë trupin. Pa sasinë e mjaftueshme të hekurit, rritja e flokëve bëhet më e ngadalshme dhe derdhja e tyre rritet. Në të njejtën mënyrë, mangësia e vitaminës B12 ndikon në qelizat e kuqe të gjakut, të cilat e mbartin oksigjenin tek indet, duke rezultuar kështu në rënie të flokëve.

 

  1. Dietat e çrregullta

“Regjimi i humbjes së peshës me kufizime të mëdha të kalorive është shkaktari kryesor i rënies së flokëve,” thotë Dr Chytra. Ju e privoni trupin tuaj nga ushqyesit esencial, kur ju ndiqni kufizimet ekstreme dietale.

  1. Dëmtimi nga nxehtësia

“Tharja e flokëve në mënyrë të tepërt pa serum për mbrojtje nga nxehtësia mund të ndikoj në rënien e flokëve përgjatë një periudhe pasi që kjo i dëmton fibrat e flokëve, shpjegon Dr Chytra.

  1. Dëmtimi kimik

Trajtimet kimike për flokët siç është permingu, drejtimi i pëhershëm pa përkujdesje nga specialisti ua heqë flokëve vajrat natyrale dhe proteinën (keratinën) duke e bërë kështu dobësimin e fibrave të flokut, ndarjen e tyre si dhe rënien intensive pas trajtimeve.

  1. Stresi

"Sforcimi emocional dhe stresi është një shkaktar i humbjes së flokëve, për shkak të ndryshimeve në sistemin e brendshëm hormonal," thotë Dr Chytra.

 

Burimi: cosmopolitan.in

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!