11 ngjyrat më të bukura të thonjve të pranverës për 2022

Ditët po zgjaten dhe është vetëm çështje kohe para se lulet të fillojnë të lulëzojnë, që do të thotë se pranvera është afër! Dhe ngjyrat e gëzueshme e pranverës në thonj është një mënyrë e shkëlqyer për të freskuar pamjen tuaj në sezonin e ri.

Nga pastelët klasikë tek të gjelbërtat e mrekullueshme, mundësitë janë vërtet të pafundme kur bëhet fjalë për idetë e dizajneve pranverore për thonj. Më poshtë eksploroni 11 nga ngjyrat më të mira të thonjve pranveror për vitin 2022.

Pastel pink

Asgjë nuk duket më pranverore se manikyri pastel pink. Kjo ngjyrë duket e mahnitshme në të gjitha nuancat e lëkurës, duke e bërë atë një nga ngjyrat tona të preferuara të thonjve në pranverë.

E verdha

Po kërkoni mënyra për të ndriçuar pamjen e thonjve tuaj? Mos shikoni më larg se ngjyra e verdhë. Kjo ngjyrë e dërgon manikyrin tuaj në një nivel tjetër. Me kaq shumë nuanca të disponueshme nga e verdha që variojnë nga ato të zbehta dhe delikate në të ndritshme dhe me shkëlqim.

Vjollcë blu e thellë

Nuanca e theksuar vjollce do t'i sjellë gjallëri çdo manikure. Kombinojeni atë me ngjyra neutrale në mënyrë që nuanca e spikatur të mos bie ndesh me pjesën tjetër të pamjes suaj.

E bardha

Thonjtë e bardhë janë aq klasik sa sa nuk mundemi pa e futur në listë. Ai u jep thonjve tuaj një pamje të lëmuar dhe kombinohet mirë me pothuajse çdo stil që mund të ëndërroni.

E gjelbër ulliri

Mund të mos e lidhni ngjyrën e ullirit me pranverën, por për vitin 2022 kjo ngjyrë po kalon momentet e saj më të mira. Kjo nunacë delikate e së gjelbërtës bie më pak në sy se nuancat e tjera, si smeraldi, por gjithsesi krijon një ndjesi romantike dhe argëtuese.

E gjelbër e hapur

Kjo nuancë e gjallë e së gjelbrës i shton një prekje shkëlqimi çdo grupi thonjve akrilik apo me xhel.

Ari

Ndonjëherë një shkëlqim i vogël është gjithçka që ju nevojitet për të nisur një sezon të ri, dhe manikyri i artë ju jep pikërisht shkëlqim. Sigurisht, ju gjithashtu mund ta aplikoni nuancën metalike në mat tek thonjtë me theks më të madh.

Blu e zbehtë

Kjo nuancë blu e zbehtë krijon vërtet një manikyr elegant dhe në modë gjatë gjithë vitit.

Jargavan

Nëse jeni adhurues i nuancave tradicionale të stinës, një tjetër opsion i manikyrit që ndihet diku mes familjeve të ngjyrave vjollcë dhe blu është jargavani. Nuanca gjithnjë në modë është e përkryer për një manikyr dhe pedikyr të lehtë në shtëpi, kur dëshironi të krijoni një moment të duhur të kujdesit për veten.

Portokalli

Portokallia është një ngjyrë fantastike e thonjve dhe është një domosdoshmëri për thonjtë e pranverës 2022. Është një nga ato nuancat e ndritshme që mund t'i nxirrni pa marrë parasysh tonin e lëkurës tuaj (thjesht personalizoni nuancën që t'ju përshtatet) dhe shkon me aq shumë skema ngjyrash saqë është i përshtatshëm për çdo rast.

Gri e hapur

Kush thotë se neutralet janë të rezervuara për vjeshtën dhe dimrin? Kjo nuancë e ftohtë dhe e zbehtë do të përshtatet menjëherë me veshjet tuaja pranverore dhe mund të funksionojë në mënyrë të përkryer në një manikyr me theksime të veçanta ose një manikyr të plotë.

Burimi: lorealparis.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!