Si të largoni akrilikun e thonjve pa i dëmtuar ato

Nëse jeni e obsesionuar me thonjt tuaj, atëherë nuk ka asgjë më të kënaqshme sesa të dilni nga salloni i bukurisë me një set të freskët akrilik. Por, pas disa javësh me këto thonj glamuroz, ju poashtu e dini se çka po vjen: procesi i largimit që është i lodhshëm dhe monoton. Edhe pse ekspertët rekomandojnë që të kërkoni një pajisje për thonj që është cilësore për të hequr akrilikët në mënyrë të sigurtë, ju mund të bëni këtë gjë në shtëpi. Lexoni këshillat nga manikyristi i famshëm, Drejtori Ekzekutiv i Master Class Nail Academy, Julie Kandalec dhe CND Ambasadorja e edukimit për thonj, Vanessa McCullough.

 

Hapi 1: Prisni shtesat e thoit

Filloni duke përdorur prerëse të akrilikut për të prerë ndonjerën nga zgjatëset e thonjve si dhe kotat e akrilikëve të tyre që e zgjasin thoin e juaj natyral. Prerja e produktit të tepërt ndihmon në përshpejtimin e procesit të heqjes.

 

Hapi 2: Vendosni shtresën e akrilikut

Duke e përdorur limën në formë 100, filloni të shtresoni kotin e akrilikut për ta bërë atë më të hollë si dhe për ta gërryer pakëz sipërfaqen. Gërvishtjet që i krijon lima në akrilik janë të rëndësishme, sepse ato shërbejnë si kanale, të cilat ndihmojnë acetonin që do ta aplikoni pastaj, të tretet më shpejt.

Çkado që bëni, keni kujdes nga sallonet e thonjve që përdorin kemikale të rrezikshme siç është metil metacrilat (MMA) gjatë procesit të aplikimit të akrilikut—”Në mënyrë që të largoni këtë akrilik të pasigurtë, ju do të duhej që të përafroni shtratin e thoit, duke shkaktuar dëmtim të përhershëm tek thoi natyral,” shpjegoi Kandalec.

 

Hapi 3: Aplikoni vajin për kutikula

Para se të hiqni shtresën e akrilikut nga thojt tuaj, ju duhet të hidratorni, të hidratoni, të hidratoni thoin. “Heqësi i acetonit është jashtëzakonisht tharës kështu që duhet të jeni të sigurt që të aplikoni vajin e kutikulave rreth perimetrit të thoit, mbi kutikulat dhe gjithashtu ndër thoin tek majet e gishtave tuaj,” thotë Kandalec. McCullough rekomandon vajin e kutikulave si CND Solar Oil, e cila përmban vajra natyral që shërbejnë si barrierë mbrojtëse, në mënyrë që lëkura e juaj të mos e thith acetonin e tharë.

 

Burimi: marieclaire.com

UNI Cosmetics Blog is fully dedicated to promoting articles on hair, make-up, nails, body, fashion and many other educative topics. All the topics, videos, photos are produced with a high commitment, by engaging professionals in each of the subject, with the aim to provide instructions for your daily style!