Linja e kujdesit lartësisht e parashikuar e Huda Kattan më në fund u lansua këtë javë, së bashku me shpalosjen e emrit të saj: Wishful. Deri më tani, brendi ka lëshuar në qarkullim një produkt , Yo Glow Enzyme Scrub, e cila është e butë, pastrues i prodhuar në Kore që përdorë AHA, BHA si dhe enzima të pemëve për të shtresuar dhe shndërritur lëkurën. Vet Kattan e përdorë këtë produkt, ashtu siç e ceku në Instagram: “Nuk mund të pres për të ndarë produktin me ju, i cili produkt ka riteksturuar plotësisht lëkurën time, më ka ndihmuar rreth shejave me akne, mi ka reduktuar poret dhe ma ka bërë lëkurën shumë të lëmuar dhe të butë.” Blogerja e bukurisë e cila është shndërruar në ndërmarrëse është deklaruar publikisht në të kaluarën rreth akneve të saj dhe pikave të errëta, dhe linjë e cila ka qëllim për t’i ndihmuar njerëzve që të tejkalojnë problemet e tyre me përkujdesje ndaj lëkurës – është një linjë e përsosur. Wishful poashtu premton që të mos përdorë filter, grim apo fotoshop në fushatat e tyre, duke e ndërtuar një bazë të besueshme për klientët e saj.
Pat McGrath Labs së shpejti do të lansoj mbuluesin e saj Sublime Perfection Concealer System, një produkt shtesë e produktit të famshëm Sublime Perfection Foundation System. Të përfshira në këtë kuti janë 36 hije të mbuluesve, një brushë si dhe një pudër që përdoret për pjesën ndër sy. Mbuluesi është një produkt me nje mbulim të plotë që përdoret për pjesën poshtë syve dhe është i formuluar me keramide dhe acid hijluronik për të mirëmbajtur lëmimin dhe hidratimin e grimit ndër sy, pa rrudha dhe pjekje.
Millie Bobby Brown ka lëshuar në qarkullim një koleksion grimi pas ditëlindjes së saj të 16-të
Millie Bobby Brown është gati për të mbushur 16 vite (më 19 shkurt), dhe ajo është duke e festuar ditëlindjen e saj me koleksionin e ri të grimit që quhet 16 Wishes. Ky produkt i ri nga Florenca prej Mills, marka e saj e bukurisë, e ka paletën e hijeve për sy me 16 nuanca shumëngjyrëshe, nga nuancat rozë tek ato të kaltra. Poashtu në mënyrë magnetike e ndarë në tre pjesë duke e bërë më të lehtë që të merrni disa ngjyra me vete, kudo që shkoni. Bashkarisht me paletën, koleksioni ka maskë duo të leskëruar dhe tre nuanca të shkëlqimit të buzëve. Për këdo që kërkon që të marr diçka si lojë grimin e tyre, 16 Wishes është tani në dispozicion në Florencë nga webfaqja e Mills.
Source: fashionmagazine.com