Vetëm pak ditë pas përmbylljes së ndeshjes finale të futbollit amerikan, të ashtu-quajtur Super Bowl, me një pamje elektrizuese, Jennifer Lopez ka vendosur që të josh edhe njëherë publikun me veshjen e saj. Duke dalë nga ndeshja bashkë me vajzën e saj, Emme, e cila poashtu mori vëmendjen e publikut, Lopez shpalosi një set të pjesës abdominale të trupit me një pamje rrezatuese.
Lopez i ka bërë pjesë të ADN-së së saj ushtrimet fizike përgjatë këtyre viteve dhe pamja e ditës së djeshme nuk bëri përjashtim të këtij rregulli. Këtë herë, garderoba e saj me pamje leopardi, ishte e shoqëruar me një shkëlqim për buzë dhe me një stil të flokëve top knot. Kompleksioni e kompletoi pamjen e saj. Mbase, kur e mahnitë publikun botëror me performancë joshëse, nuk ka pse të mos vazhdoj kështu edhe në të ardhmen.
Burimi: vogue.com