Si erdhi puna që u përfshitë si dizajner grimi për Doctor Zhivago në Broadway?
Shoku im i ngushtë Chuck LaPointe, dizajneri i parukeve në shfaqje, më referoi dizajnerin e kostumografisë, Paul Tazewell. Chuck dhe unë u takuam për herë të parë para 12 viteve kur unë isha dizajner i grimit dhe ai ishte dizajner parukerie në Wicked.
Cili është hapi i juaj i parë në procesin e dizajnit?
Hapi i parë është që të bisedoni me dizajnerin e kostumografisë. Ajo apo ai do të japin informacione lidhur me shfaqjen: periudhën, tematikën, pamjen e përgjithshme dhe kështu me rradhë. Sapo të keni lexuar skriptën dhe e kuptoni tregimin, dizajneri i kostumografisë zakonisht do t’i analizoj dhe do t’ju dërgoj disa skica. Hapi im i rradhës është ai i preferuari, i cili është hulumtimi. Më pëlqen të bëjë hulumtim. I shikoj imazhet e kohës apo çfardo lloj reference të shfaqjes që mundem.
Sa karaktere jeni duke i dizajnuar lidhur me shfaqjen?
Janë gjithejt 33 aktorë në këtë produkcion. Në fakt janë vetëm 30 pasi që 3 prej tyre janë fëmijë të cilëve nuk ju bëjë grim. Disa prej aktorëve kanë pamje shumë të thjesht. Sidoqoftë, i gjithë ansambli dhe disa prej drejtuesve duhet të shndërrohen nga të qenurit të bukur, aristokratë të pastër në, ushtarë të përlyer dhe fshatarë. Në dizajnimin e grimit, më duhej që të gjeja se si dhe ku mund t’i ndërronin rrobat, dhe se si të shfaqej avancimi i revolucionit rus. Kur revolucioni të filloj, njerëzit duken të entuziazmuar për dhe normal. Kur revolucioni të vazhdoj, e gjithë shoqëria i ndan racionet në pjesë të barabarta, ata bëhen gjithnjë e më shumë të plogësht dhe të përlyer. Tek fundi i shfaqjes, secili duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme të dukjes së pastër.
A ka efekte të veçanta grimi në shfaqje?
Ka shumë efekte të veçanta në këtë shfaqje. Ne kemi dhëmbë proteze në gati tërë ansamblin dhe kur aktorët kequshqehen, dhëmbëve të tyre u hiqet ngjyra dhe drobiten. Ne poashtu kemi efekte të shumta të gjakut në shfaqje. Shumë prej tyre bëhen duke aplikuar gellin Cinema Secrets Blood tek dora apo fytyra. Por ne kemi qafore proteze që rrjedhin gjak si dhe të cilat janë me plagë të madhe në kokë dhe në abdomen. Partneri im, Brandalyn Fulton, punon ngushtë me mua për të dizajnuar mënyra efektive për t’i bërë këto ndryshme të shpejta dhe të lehta për aktorët.
Sa ngushtë punoni me ekipin e kreativës si dhe me dizajnerët e flokëve dhe kostumografisë përgjatë procesit dizajnues?
Si dizajner grimi, ju duhet të punoni ngushtësisht me shumicën e antarëve të ekipës kreative si dhe me ekipën vendore. Është e rëndësishme që të jeni në sinkron me vizionin e drejtorit dhe dizajnerit të kostumografisë. Është vizioni i tyre si i tërë që ju jeni duke e ekzekutuar. Paruket dhe grimi bashkëveprojnë ngushtë mes vete pasiqë që ngjyra e parukes mund ta ndikoj drastikisht në tonin e lëkurës së aktorit. Për shembull, ne kemi një aktore e cila është bjonde në jetën e përditshme por ajo luan një rol me paruke ngjyrë kafeje të errët dhe lëkura e saj duket e zbehtë në krahasim me lëkurën e saj të vërtetë. Ne duhet t’ia errësojmë vetullat dhe t’i jepim asaj më shumë ngjyrë në mënyrë që të mos duket e zbehtë. Duke e ditur ngjyrën e parukes së aktores, më ndihmon që përcaktoj se çfarë ngjyre të përdori në vetullat e saj. Unë paoshtu punoj ngushtë me dizajnerin e ndriqimit. Nganjëherë, mënyra se si ai apo ajo e ndriqon skenën mund të duket më e dobët apo mund të duket më e errët në krahasim me grimin. Është e rëndësishme që të mund të bashkëpunosh me dizajnerët e ndriqimit për të arritur diçka që funksionon për të dyja vizionet. Në Zhivago, ne duhej ta pyesnim dizajnerin e ndriqimit për të ndryshuar disa drita në disa skena për shkak se dritat e kaltra bënin që i tërë gjaku të dukej i zi në skenë.
Si ndryshon procesi dizajnues kur shfaqja bazohet në një libër apo film të njohur?
Nuk mendoj që procesi dizajnues ndryshon shumë përpos nëse jeni duke u munduar ta kopjoni dizajnin e njejtë të filmit, e cila ndodhë shumë rrallë. Zakonisht qëllimi i muzikës i bazuar në film apo në libër është që të krijoj botën e saj brenda parametrave të tregimit.
A e bëjnë vet aktorët grimin për shfaqjen apo është një artist i përfshirë me orar të rregullt?
Ne kemi në shfaqje artist të grimit me orar të plotë. Janë shumë efekte dhe shumë situata kur aktorët duhet të përshtaten me skenat e ndryshme të shfaqjes. Me protezat dhe sasinë e gjakut në shfaqje, duhet të jetë dikush që kujdeset për të gjitha këto. Por grimeri nuk do ta bëjë grimin për të gjithë. Unë i kam mësuar të gjithë aktorët që vet ta bëjnë grimin, i cili mund nganjëherë të jetë sfidues, por duke e praktikuar, me kohë, gjërat fillojnë të bëhen të lehta.
Si siguroheni rreth vazhdueshmërisë përgjatë mbarëvajtjes së shfaqjes?
Zakonisht vij një herë apo dy herë për të parë si po shkojnë punët në shfaqje dhe për tu siguruar që çdonjëri është duke iu përmbajtur dizajnit. Nganjëhrë njerëzit do të mërziten duke u ballafaquar më gjëra të njejta çdo ditë dhe kështu mund të ndryshojnë diçka. Më pëlqen kur aktorët vet kujdesen për stilin e tyre, përderisa në përgjithësi i përmbahen konceptit të dizajnit.
Cilat janë produktet kryesore që ju i përdorni në shfaqje?
MAC i ofron produktet e grimit për shfaqjen. Ne kemi buzëkuq specifik dhe ngjyra të skuqura si Dame Blush, Chicory Lip Pencil and Captive Lipstick. Gjaku të cilin e përdorim në shfaqje është gelli – gjak Cinema Secrets Blood Gel. Ka trashësi të përkryer dhe nuk lëviz në momentin që hidhet dhe pastrohet lehtësisht me letrat Alcone. Ne poashtu e përdorim gjakun nga Red Drum Theatrical dhe nga Skin Illustrator Bloody Five Palette për të ngjyrosur disa nga protezat. Për efektet e zbehta të pamjes sonë të dobët, ne e përdorim hijen për sy Prism Blush and Brun nga MAC për të gjithë konturimin.
Burimi: onmakeupmagazine.com