6 truke për të zbusni menjëherë fytyrën tuaj të ënjtur

A jeni zgjuar ndonjëherë me një fytyrë të ënjtur dhe të fryrë? Ndonjëherë, fajin e kanë ushqimet e kripura; Herë të tjera, mund të jetë alkooli, ose ndoshta vetëm mungesa gjumit. Pa marrë parasysh arsyen, më poshtë keni 6 mënyra të shpejta për të zbutur fytyrën e ënjtur menjëherë.

Akull

Zgjidhja më e thjeshtë është tashmë në shtëpinë tuaj: uji i ftohtë. Pavarësisht nëse jeni duke bërë një dush të ftohtë, duke spërkatur fytyrën me ujë të ftohtë ose duke e masazhuar fytyrën me kube akulli, cilado mund të bëjë mrekulli në një fytyrë të fryrë. Jo vetëm që temperatura e ftoht do t'ju zgjonë, por gjithashtu do të ndihmojnë në shtrëngimin e poreve, largimin e toksinave dhe uljen drastike të inflamacionit.

Këshillë: nëse guxoni, provoni ta zhytni fytyrën në një tas uji me akull për rezultate më të shpejta dhe më intensive. Më besoni, pak minuta dhimbje ia vlejnë rezultatet që ofron terapia me ujë me akull. Nëse shkoni në këtë rrugë, filloni me intervale 10-15 sekondash për disa minuta në një kohë për të më shumë përfitime.

Hidratohuni

Ndërsa jemi tek tema e ujit, mos harroni se pirja e ujit dhe hidratimi i brendshëm është po aq i rëndësishëm, nëse jo më shumë, për të shmangur dhe reduktuar fryrjen e fytyrës.

Kafeina

Fatkeqësisht, këtu nuk po flasim për pijen tuaj të zgjedhur me kafeinë, po flasim për kujdesin e lëkurës. Nëse ju janë shfaqur qeskat nën sy, provoni një krem ose arna për sytë me kafeinë. Ashtu si latte-ja juaj e preferuar, mendoni për të si një përzierje e shpejtë për lëkurën.

Masazhoni

Provoni t'i bëni vetes një masazh fytyre me një roller ose gua sha për të stimuluar lëkurën dhe nyjet limfatike. Kjo do të ndihmojë në rritjen e qarkullimit të gjakut, duke rezultuar në ulje të fryrjes dhe ënjtjes.

Këshillë: vendoseni në frigorifer rollerin ose gua-sha-në për të rritur përfitimet.

Maskat

Maska e duhur mund të jetë ekuivalenti me një trajtim në spa. Truku është të gjesh atë të duhurin me përbërësit kryesorë për të luftuar fryrjen dhe ënjtjen. Çdo gjë me magnez, ari 24 karat ose efekte ftohëse mund ta ringjallë fytyrën me një pamje më të shtrënguar dhe më të fortë në vetëm pak minuta.

Burimi: Beautylish.com

UNI Cosmetics Blog is fully dedicated to promoting articles on hair, make-up, nails, body, fashion and many other educative topics. All the topics, videos, photos are produced with a high commitment, by engaging professionals in each of the subject, with the aim to provide instructions for your daily style!