SUGARBEARHAIR WOMAN'S MULTI 3x3 BOX - 3 MONTHS | MULTIVITAMINA - 3 MUAJ

UNI CosmeticsKodi:KOD0005912300

Çmimi:
€95

Taksat e përfshira

Statusi:
Në stok

Me arushin je plot jetë, ke shumë energji e shëndet!

Arushët e gomës SugarBear Women's Multi janë një përmbledhje vitaminash vegane, shkencërisht të formuluara dhe të dizajnuara për femrat.

Ndaloni marrjen e tabletave të forta me shije të keqe dhe filloni të kënaqeni me arushët e ëmbël prej gome, me shije manaferrash nga SugarBear!

E pasuruar me Omega-3, vitaminat B-12, C, D-2, E dhe më shumë! 16 mikroushqyes për të plotësuar nevojat e trupit për vitamin, të cilat ju mungojnë shumë femrave në dietat e tyre ditore. E dizajnuar me folate, një formë e vitaminës B-9!

Këto arushë me shije përmbajnë aminoacide me përmbajtje vegane, të cilët mund të stimulojnë prodhimin e kolagjenit!

Të prodhuara në SHBA! Nuk përmbajnë sheqerëra, apo shije artificiale. Ju vetë do t’i shijoni dhe vëreni dallimin!

Në porosinë tuaj do të pranoni një shishe të vitaminave SugarBear Women's Multi. Për të arritur efektin maksimal, ju rekomandojmë të merrni 2 arushë gome në ditë.

A mund të marr në të njejtën kohë vitaminat Sugar Women's Multi dhe SugarBearHair?  
Po! Ato janë një kombinim i përkryer!

Kush mund t'i përdorë Sugar Women's Multi?
Çdo femër e moshës 13-vjeçe, apo më lartë! Kjo formulë përmban vitamina dhe minerale që shpeshherë mungojnë në dietat e femrave, që është edhe arsyeja pse quhet 'Women's Multi'.

Çka bën Women's Multi?
Women's Multi ndihmon në plotësimin e vitaminave që shumë femrave u mungojnë në dietën e tyre ditore. E formuluar me vitamina dhe minerale të dizajnuara për të përkrahur energjinë, lëkurën dhe shëndetin e trupit.

A është Sugar Women's Multi vegane, HALAL apo KOSHER?
Po! Women's Multi është 100% vegane, si dhe e certifikuar HALAL dhe KOSHER.

Çka dallojnë vitaminat e Sugar Women's Multi nga vitaminat për flokë?
Vitaminat për flokë SugarBearHair përmbajnë 13 vitamina dhe minerale për të përkrahur flokë normale të shëndetshme dhe rritje të thonjve. 

Women's Multi përmbajnë 5 ushqyes për të përkrahur lëkurë të shëndoshë, 5 ushqyes për të përkrahur flokët dhe thonjtë, 6 ushqyes për të shtuar energjinë dhe një përmbledhje prej 16 ushqyesve të dizajnuar për të promovuar mirëqenien e plotë të trupit.

Sugar Women's Multi është një mënyrë e mahnitshme për të marrë pakëz nga gjithçka me vetëm 2 arushë të gomës! 

Vitaminat më së miri funksionojnë kur merren për një përiudhë prej minimum 3 muajve, por rezultatet më të mira arrihen brenda 6 muajve. Rezultatet dallojnë nga personi në person. Rekomandohet për femra të moshes 13-vjeçe e më lartë. Për femrat e moshës nën 13-vjeçe duhet të merret leje nga mjeku.

*Shënim: Këto produkte nuk u janë nënshtruar vlerësimit të Administratës për Ushqim dhe Medikamente të ShBA-ve. Këto produkte nuk janë të destinuara për të diagnostikuar, trajtuar, shëruar apo parandaluar çfardo sëmundje. Këshillat ushqyese të dhëna nga SugarBear nuk kanë për qëllim që të zëvendësojnë shërbimet mjekësore. Nëse gjendja e juaj shëndetesore nuk është e mirë, ju lutem drejtohuni tek mjeku i caktuar. Rezultatet individuale mund të jenë të ndryshme.

Ju lutem shikoni më poshtë opsionet e pagesës:

  • Pagesë me kartelë bankare (Visa, Master Card, Maestro, etj.)
  • Pagesë pas pranimit të porosisë (vlen vetëm për territorin e Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut)
  • Transfer bankar
  • Western Union – Labinot Vitia, Prishtinë, Kosovë
  • Money Gram – Labinot Vitia, Prishtinë, Kosovë
Për informacione të tjera rreth të dhënave bankare, ju lutem klikoni këtu.
              Ju lutem shikoni më poshtë opsionet e transportit:
              • DHL
              • Posta e Kosovës
              • Posta Mik Mik
                  WORLDWIDE SHIPPING
                  Për herë të parë në historinë e tregut të kozmetikës në rajonin e Ballkanit, ne kemi filluar edhe me shërbimin e ri të transportimit të produkteve në të gjithë botën (Worldwide Shipping) në mënyrë që të jemi sa më afër klientëve tanë.

                  Për sa kohë do të arrijë porosia juaj tek destinacioni i kërkuar apo për informacione të tjera, ju lutem klikoni këtu.

                  Kalkulo çmimin e transportit!

                  Ndoshta ju pëlqejnë

                  Produktet që keni shikuar më parë