SUGARBEAR HAIR & MULTIVITAMINS - 6 PACKS + FREE GIFTS | VITAMINA PËR FLOKË & MULTIVITAMINA - 6 PAKO + DHURATA FALAS

Zbritje 22%
Uni CosmeticsKodi:KOD0100000441

Çmimi:
€189,99 €244,98

Taksat e përfshira

Statusi:
Në stok

SUGARBEAR HAIR

Dy arushë në ditë, që flokët me t’u rritë!

SugarBearHair janë vitamina të shijshme që përtypen! Ato janë vegjetariane, pa materie nga kafshët dhe janë të prodhuara në Sh.B.A. Ato janë të ëmbla dhe kanë përmbajtje manaferrash për një shije edhe më të mirë!

Sugar Bear Hair është formuluar me vitamina esenciale të përshtatshme për flokët, siç janë biotini, acidi folik dhe vitamina D.

Me vetëm dy arushë gome në ditë, ju merrni të gjithë përbërësit e nevojshëm për një rritje të shpejtë dhe të shëndetshme të flokëve. Për më tepër, flokët tuaja do të kenë më shumë volum.

Për dallim nga vitaminat e zakonshme dhe të forta, arushët tanë të gomës janë të butë për t’u ngrënë dhe të lehtë për stomakun tuaj. 

Vitaminat tona nuk përmbajnë hormone, prandaj nuk do të ndikojnë në qimet e fytyrës, apo të trupit. 

Pa xhelatinë. Pa përmbajtje bylmeti. Pa gluten. Pa efekte anësore. 

Në porosinë tuaj do të pranoni një shishe të vitaminave SugarBearHair, me 60 arushë gome, të cilët do të jenë të mjaftueshme për 30 ditë përdorimi. Për të arritur efektin maksimal, ju rekomandojmë të merrni 2 arushë gome në ditë. 

Vitaminat më së miri funksionojnë kur merren për një përiudhë prej minimum 3 muajve, por rezultatet më të mira arrihen brenda 6 muajve. Rezultatet dallojnë nga personi në person. Rekomandohet për persona të moshës 13-vjeç e më lartë. Për personat e moshës nën 13-vjeç duhet të merret leje nga mjeku.

A mund të marr në të njejtën kohë vitaminat SugarBearHair dhe Sugar Women's Multi?

Po! Ato janë një kombinim i përkryer!

----

SUGARBEAR WOMAN'S MULTI

Me arushin je plot jetë, ke shumë energji e shëndet!

Arushët e gomës SugarBear Women's Multi janë një përmbledhje vitaminash vegane, shkencërisht të formuluara dhe të dizajnuara për femrat.

Ndaloni marrjen e tabletave të forta me shije të keqe dhe filloni të kënaqeni me arushët e ëmbël prej gome, me shije manaferrash nga SugarBear!

E pasuruar me Omega-3, vitaminat B-12, C, D-2, E dhe më shumë! 16 mikroushqyes për të plotësuar nevojat e trupit për vitamin, të cilat ju mungojnë shumë femrave në dietat e tyre ditore. E dizajnuar me folate, një formë e vitaminës B-9!

Këto arushë me shije përmbajnë aminoacide me përmbajtje vegane, të cilët mund të stimulojnë prodhimin e kolagjenit!

Të prodhuara në SHBA! Nuk përmbajnë sheqerëra, apo shije artificiale. Ju vetë do t’i shijoni dhe vëreni dallimin!

Në porosinë tuaj do të pranoni një shishe të vitaminave SugarBear Women's Multi. Për të arritur efektin maksimal, ju rekomandojmë të merrni 2 arushë gome në ditë.

A mund të marr në të njejtën kohë vitaminat Sugar Women's Multi dhe SugarBearHair?  
Po! Ato janë një kombinim i përkryer!

Kush mund t'i përdorë Sugar Women's Multi?
Çdo femër e moshës 13-vjeçe, apo më lartë! Kjo formulë përmban vitamina dhe minerale që shpeshherë mungojnë në dietat e femrave, që është edhe arsyeja pse quhet 'Women's Multi'.

Çka bën Women's Multi?
Women's Multi ndihmon në plotësimin e vitaminave që shumë femrave u mungojnë në dietën e tyre ditore. E formuluar me vitamina dhe minerale të dizajnuara për të përkrahur energjinë, lëkurën dhe shëndetin e trupit.

A është Sugar Women's Multi vegane, HALAL apo KOSHER?
Po! Women's Multi është 100% vegane, si dhe e certifikuar HALAL dhe KOSHER.

Çka dallojnë vitaminat e Sugar Women's Multi nga vitaminat për flokë?
Vitaminat për flokë SugarBearHair përmbajnë 13 vitamina dhe minerale për të përkrahur flokë normale të shëndetshme dhe rritje të thonjve. 

Women's Multi përmbajnë 5 ushqyes për të përkrahur lëkurë të shëndoshë, 5 ushqyes për të përkrahur flokët dhe thonjtë, 6 ushqyes për të shtuar energjinë dhe një përmbledhje prej 16 ushqyesve të dizajnuar për të promovuar mirëqenien e plotë të trupit.

Sugar Women's Multi është një mënyrë e mahnitshme për të marrë pakëz nga gjithçka me vetëm 2 arushë të gomës! 

Vitaminat më së miri funksionojnë kur merren për një përiudhë prej minimum 3 muajve, por rezultatet më të mira arrihen brenda 6 muajve. Rezultatet dallojnë nga personi në person. Rekomandohet për femra të moshes 13-vjeçe e më lartë. Për femrat e moshës nën 13-vjeçe duhet të merret leje nga mjeku.

 

*Shënim: Këto produkte nuk u janë nënshtruar vlerësimit të Administratës për Ushqim dhe Medikamente të ShBA-ve. Këto produkte nuk janë të destinuara për të diagnostikuar, trajtuar, shëruar apo parandaluar çfardo sëmundje. Këshillat ushqyese të dhëna nga SugarBear nuk kanë për qëllim që të zëvendësojnë shërbimet mjekësore. Nëse gjendja e juaj shëndetesore nuk është e mirë, ju lutem drejtohuni tek mjeku i caktuar. Rezultatet individuale mund të jenë të ndryshme.

----

SUGARBEAR BRUSHË MASAZHUESE PËR LËKURË TË KOKËS

Brusha masazhuese për lëkurën e kokës nga SugarBear është rezistente ndaj ujit që përshtatet në mënyrë të përsosur në pëllëmbën e dorës dhe se e përzien shamponin ditor në mënyrë të përshtatshme. Majet fleksibile prej gomës e masazhojnë butësisht dhe e gjallërojnë lëkurën e kokës suaj derisa shkumëzon dhe e shpërndan shamponin tuaj të preferuar sepse mund të mbahet në dorë, ju mund të aplikoni presion ose pak ose shumë, varet si dëshironi.

----

ÇANTË SUGARBEAR

Kjo çantë kozmetike për grim, shumë e bukur dhe e përshtatshme, është gjëja e duhur që duhet ta keni.

E prodhuar nga vela e qëndrueshme, e cila mund të lahet shumë lehtë, kjo çantë e mrekullueshme ka hapësirë të mjaftueshme për mbajtjen e brushave, kozmetikës dhe çdo gjë tjetër që ju nevojitet!

Për më shumë detaje rreth produkteve të setit, ju lutem drejtohuni në linqet e mëposhtme:

Ju lutem shikoni më poshtë opsionet e pagesës:

  • Pagesë me kartelë bankare (Visa, Master Card, Maestro, etj.)
  • Pagesë pas pranimit të porosisë (vlen vetëm për territorin e Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut)
  • Transfer bankar
  • Western Union – Labinot Vitia, Prishtinë, Kosovë
  • Money Gram – Labinot Vitia, Prishtinë, Kosovë
Për informacione të tjera rreth të dhënave bankare, ju lutem klikoni këtu.
              Ju lutem shikoni më poshtë opsionet e transportit:
              • DHL
              • Posta e Kosovës
              • Posta Mik Mik
                  WORLDWIDE SHIPPING
                  Për herë të parë në historinë e tregut të kozmetikës në rajonin e Ballkanit, ne kemi filluar edhe me shërbimin e ri të transportimit të produkteve në të gjithë botën (Worldwide Shipping) në mënyrë që të jemi sa më afër klientëve tanë.

                  Për sa kohë do të arrijë porosia juaj tek destinacioni i kërkuar apo për informacione të tjera, ju lutem klikoni këtu.

                  Kalkulo çmimin e transportit!

                  Ndoshta ju pëlqejnë

                  Produktet që keni shikuar më parë