Keni arritur ta rregulloni syrin e majtë dhe duket i përsosur. Por tani keni harxhuar 20 minuta kohë për të përpjekur ta rregulloni syrin e djathtë. Të mos përmendim se baza është njollosur, keni skuqur lëkurën përreth syve dhe zyrtarisht jeni vonë për punë. Arrini në momentin t’i thuani vetes mjaft! Në vazhdim po ju listojmë disa nga brendet më të mirë të llajnerëve që ju ndihmojnë të aplikoni në mënyrë të duhur linjat në sy, këto janë të cilësisë së lartë dhe njihen për aftësinë e krijimit të modelit “Cat-Eye”, pa ua shkatërruar ditën që në mëngjes.
KAT VON D TATTOO LINER
Ekziston një arsye pse tatuazhi qëndron në emrin e këtij lineri. Kjo formulë përballon temperaturat me lagështi ose stërvitjet plot djersë. Thjeshtë aplikoni një shtresë të hollë nga të dyja anët dhe do të habiteni se grimi aspak nuk do të prishet.
JANE IREDALE LIQUID EYELINER
A ka gjë më të keqe se përsosja e formës së syve “Cat-Eye”, por që nuanca e errësimit nuk është e barabartë? Kjo formulë mundëson një hidratim të plotë që është i përkryer për pamjen tuaj.
STILA COSMETICS WATERPROOF LIQUID EYE LINER
A është kjo një maratonë? Ju mund të mbështeteni në këtë formulë që është rrezistente ndaj ujit. Është i fortë sikur thonjtë, ngjyra rrëshqet butësisht dhe në mënyrë të barabartë.
EYEKO EYE ENHANCING LIQUID EYELINER
Jo shumë i trashë, jo shumë i hollë. Konsideroni këtë formulë kur dëshironi të krjoni bisht të syve të të gjitha formave dhe madhësive.
Duke ofruar një skaj për ngjyrosje dhe një brushë në anën tjetër, kjo formulë është e mahnitshme për krijimin e një sërë formash dhe madhësish, duke ju dhënë mundësinë të pastroni me brushë ndonjë parregullsi të vogël.
BURBERRY CAT EYE LINER & SHAPING SHADOW
Po pra, kjo formulë premton formësim të hijëzimit të syrit për të ndihmuar që syri të duket më i plotë.
LANCOME ARTLINER PRECISION POINT EYELINER
Ndoshta më e vogël se shumica e të tjerëve në këtë listë, ky opsion nga Lancome mund të përdoret për krijimin e linjave të holla dhe krahëve apo bishtave.
CLINIQUE PRETTY EASY LIQUID EYELINING PEN
Brusha precize e linerit nga Clinique formëson linjat nga më e holla e deri më e trasha, varësisht nevojave tuaja, për më tepër është formulë rrezistente ndaj ujit.
TARTE SEX KITTEN LIQUID LINER
Kjo formulë me bazë vaji dhe pigment të zi, krijon linja të definuara për sytë pa pasur nevojën të tërhiqni lëkurën. Edhe kjo formulë është rrezistente ndaj ujit.
Burimi: purewow.com