Modelja/presentuesja/shkrimtarja/DJ Alexa Chung mund të shtoj edhe një fraksion tek titulli i saj - një mogul bukurie.
Alexa ka krijuar një varg produktesh në bashkëpunim me markën e njohur britanike të bukurisë Eyeko, e cila do të përfshij një maskarë dhe vijezues për sy që nuk përshkohen nga uji.
29-vjeçarja që do të jetë poashtu fytyra e markës, tek së cila ka qenë një person i devotshëm për shumë kohë. "Së pari mësova për Eyeko në një sesion fotografish. Njëra nga artistet e grimit ishte duke e përdorur lapsin vijezues për sy, dhe mendova për pak që ky qenka produkti i duhur," shpjegon ajo.
Ajo rrëfen që përdorë Skinny Liquid Liner të markës për të krijuar markët tregtare "të stilit të viteve të 60-të të syve të maces. "Vijezuesi i lëngshëm për sy është shpëtuesi im, njerëzit e tjerë dojnë produkte të tjera që të duken normal, ndërsa unë dukem pak a shumë si e zhveshur kur nuk e përdori vijezuesin për sy. Është mbuloja ime e rehatshme. E kam shkruajtur librin me vijezuesin për sy!" ajo tha për It, librin e saj shumë të pritur që pritet të botohet në të ardhmen.
Alexa ishte përfshirë në procesin kreativ me Eyeko që nga fillimi duke e ilustruar gjithashtu paketimin vet. “Është një marrëdhënie kreative. Dërgoj fotot dhe frymëzimet tjera tek Max dhe Nina [Leykind, themeluesit e markës] dhe nisemi nga atje. Është një gjë pa formë për momentin."
Burimi: elle.com