Një pamje e lëmuar e flokëve duket bukur por a e keni parasysh se çfarë ndodh në fund të një ditë vere. Përfundoni me flokë të dëmtuara dhe skalp të djersitur! Stili i gërshetave të shtrënguara, bishtaleca të larta dhe punxhe të larta, edhe pse elegante dhe të bukura, prap se prap nuk janë stili më i relaksuar i flokëve për motin e nxehtë.
Në vazhdim mund të shihni disa nga stilet e përzgjedhura nga ne.
Gërshetë e lëshuar
Një gërshetë e lëshuar e cila ka një pamje të çrregullt është një stil modern i flokëve që do i mbajë flokët larg fytyrës dhe qafës së djersitur.
Gjysmë të kapura
Për një pamje elegante të flokëve gjysmë të kapura, provoni këtë stil. Do i mbajë flokët largë fytyrës dhe nuk do i tërheq apo të peshojë posht flokët.
Fjongo
Një bishtalec i ulët i zbukuruar me një fjongo të bukur është një pamje e ëmbël e flokëve.
Gjysmë të kapura në punxh të vogël
Nganjëher punxhi i lartë shkakton kokëdhimbje, dhe në vend të kësaj, vendosni për një stil të flokëve gjysmë të kapura në punxh të vogël.
Një punxh i lëshuar
Ky stil “i dont give a damn” i flokëve është stili më modern për motin e verës. Dhe është stili më i lehtë që mund ta bëni çdo ditë.
Burimi: bebeautiful.in