Unë e kam provuar pudrën MAC për të cilën "çdokush" është duke folur

Rregullohuni, dukuni e njomë (apo mat, apo e freskët, apo e plotë).

Ekstravaganca

Pudra MAC's Studio Fix Fluid Foundation ka qenë një kombinim i qëndrueshëm në shumë prej çantave tona të grimit në një manyrë apo tjetër. Është një produkt i vërtetë klasik dhe kur përdoret vetëm, sjellë mbulim të plotë, mat në jo më pak se 64 nuanca. Relatavisht mbresëlënëse. Por tani, mrekullia e grimit tek MAC ka përcaktuar katër formula të ndryshme, duke e kombinuar Studio Fix me produkte të ndryshme, për të mundësuar kështu tërësisht përfundime të ndryshme. Kjo është revolucionare për dikë si unë, i cili ende dëshiron mbulim të plotë por edhe përfundim të lëmuar.

Me qëndrueshmëri të gjatë, 24 orë.

Ne e vendosim MAC Studio Fix Fluid SPF 15 për testim përfundimtar për të parë sa gjatë qëndron dhe, jo çuditërisht, formula ka qëndrueshmëri përplot 24 orë të tëra! Kjo bazë moderne e kombinon përfundimin mat si dhe mbulimin ndërtues prej nivelit mesatar deri në atë të plotë me spektër të gjerë të mbrojtjes SPF 15 (Faktori për mbrojtje nga rrezet e diellit).

Aplikohet, ndërton dhe mbulon në mënyrë të lehtë dhe të barabartë përderisa e kontrollon shkëlqimin.

E rehatshme si dhe me qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, ndihmon për të minimizuar dukjen e poreve si dhe të metave të tjera në fytyrë, duke i sjellur lëkurës butësi dhe një pamje me përfundim të mirë.

Pretendimet dhe përfitimet kyçe

  • Me qëndrueshmëri të gjatë, 24 orë
  • Redukton dukjen e poreve
  • Kontrollon vajin dhe shkëlqimin
  • Nuk thahet
  • Për të gjitha llojet e lëkurës, posaçërisht lëkurën e yndyrshme
  • Sjellë ngjyrë të qëndrueshme dhe të vërtetë
  • Nuk krijon vijezime
  • Nuk ngurtësohet
  • Është e hijshme për të bërë foto

Përdorimi

Gjithmonë përdoreni në lëkurën mirë të hidratuar dhe të pregatitur me brushën 132 Duo Fibro Foundation, për një fytyrë pa të meta! Së pari, aplikoni produktin tek qendra e fytyrës (apo aty ku dëshironi që të keni mbulim më të madh), pastaj përdorni brushën për të grimosur në sipërfaqet e jashtme të fytyrës tuaj. Ndihmë: Provoni që të përzieni Studio Fix Fluid me hidratuesin apo vajin e juaj të preferuar për të krijuar përfundim më të dukshëm që shkëlqen.

Ky produkt mund të blihet tek UNI Cosmetics me një çmim prej €32,49.

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!