1.2 milion ndjekësit e Venus Williams në Instagram e kanë pritur me padurim atë çka pritej të ndodhte përgjatë disa muajve të kaluar: përderisa e karantinuar në shtpi, në Floridë, kampionja e 7-fisht e Gram Slam kishte ndarë me ndjekësit e saj ushtrimet për një trup të përgatitur mirë dhe mendje të pastër. Tani, Williams është poashtu duke e hequr perden për rutinën e saj të bukurisë.
Ajo ka arritur të gjejë, derisa ishte me pushime në ishullin e karaibeve St. Lucia një krem detoksifikues të çajit të drurit. "Kur vizitoj vende të ndryshme anekënd botës, më pëlqen të blej gjësende vendore," thotë ajo, duke iu referuar prirjes së saj për vajrat marokene, mjaltës manuka nga Zelanda e Re dhe nga vendet e tjera. Një trio të serumeve nga Asutra - acid haluronik, vitamin C dhe retinol - ofrojnë një qasje me degëzim të trefisht për të trajtuar lëkurën që hasë probleme. "Kam patur akne që nga periudha e sa isha e vogël...Jam duke luftuar parreshtur që të mos kem çarje të lëkurës," shpjegon ajo.
Natyralisht, një qasje e tillë e ndërgjegjshme e përkujdesjes ndaj lëkurës shtrihet gjithashtu përgjatë pjesës së poshtme të qafes: "duhet ta lyejmë trupin deri poshtë," thotë ajo derisa e vendosë në dorën e saj një sasi të vajit të trandafilave - e përcjellur me një shiringë të vajit të saj kundër rrezeve të diellit - mbi pjesën e poshtme të duarve, dekolletazhës dhe "tatas" poashtu. "Fillova të përkujdesem për lëkurën time për shkak të nënës time," rikujton ajo. "Nëna ime, për aq sa më kujtohet, ka bërë dush, duke e shtresuar lëkurën e saj me locion në trupin e saj. Më kujtohet kur ne ishim të vegjël, e ngacmonim atë...po ne ishim gabim. Ajo kishte të drejtë."
Në terenin sportiv, Williams përdorë vetëm një çikëz të vijëzuesit për sy - "kur marr pjesë në garë, nuk përdori grim sepse gjëja e fundit që më duhet është që të brengosem rreth asaj se sa jam e grimosur, por megjithatë bëjë diçka në këtë drejtim, siç është përshembull përdorimi i vijëzuesit për sy; unë jam në klubin e atyre që përdorin vijëzues për sy" - por në përditshmëri, ajo përdorë produkte për të arritur një pamje super natyrale të bazës Chantecaille, të konturës krem nga Anastasia Beverly Hills dhe të maskarës zgjatuese nga Thrive , e cila, vë në pah ajo, "sinqerisht e bën fytyrën."
“Më pëlqen të përfundoj këtë proces me momentin e aromaterapisë," thotë Williams: "në mëngjes, sinqerisht, nuk mund të zgjohem dhe e mbaj këtë pranë shtratit në mënyrë që të lyhem me të." Me procesin e saj të kompletuar të përkujdesjes ndaj lëkurës, ajo ka vetëm një këshillë për të dhënë: shkoni, ballafaqohuni me ditën!"
Burimi: vogue.co.uk