Udhëzimi i profesionistësve për përkujdesje ndaj lëkurës dhe grimit kur ju jeni duke e mbajtur maskën në fytyrë

Kur Qendra për Kontrollë dhe Parandalim të Sëmundjeve rekomandoi për herë të parë që ne të fillojmë të mbajmë maska fytyre për të ndihmuar në uljen e nivelit të shpërndarjes së COVID-19, pak njerëz e kuptuan se çfarë pjese esenciale e mënyrës së të veshurit tonë së shpejti do të bëhej. Dhe derisa shumë prej nesh e kapën momentin me një optimizëm fleksibil dhe investuan në një maskë që merr formë dhe funksion - edhe ofertat më elegante nuk mund të luftojnë maskën, ose të na kthejnë gëzimin e një goditjeje buzëkuqi, prandaj rutinat tona të kujdesit për lëkurën dhe grimin tani kërkojnë disa rikalibrime. Duke e pasur këtë parasysh, Vogue u është drejtuar profesionistëve për të dëgjuar ndryshimet që të gjithë duhet të zbatojmë mbi qafë, nga shkëmbimi i kremrave të trashë me një krem ​​hidratues me bazë serumi deri tek përqafimi i një nevoje të sapo gjetur për shprehje krijuese në nivelin e syve. Më poshtë mund t'i lexoni këshillat e tyre.

Modernizo regjimin tuaj të përkujdesjes ndaj lëkurës

“Këto kohëra na thërrasin për rutinë që zbërthehet,” thotë Dr. Chaneve Jeanniton nga Brooklyn Face and Eye’s. “Evitoni pastrimet e ashpra, eksfoliantët dhe kremat e trashë, të cilët kanë prirje të rrisin mbingarkesën," thotë ajo. Në vend të kësaj, kërkoni vetëm për një pastrues të lëmuar, një toner hidratues, një serum të lehtë apo gell hidratues dhe krem mbrojtjës kundër rrezeve të diellit dhe bëni përparësi vetitë për qetësim të lëkurës, siç janë acidi hyaluronik, aloe dhe niacinamide. Sigurohuni që të prisni 5 minuta pas aplikimit para së të vendosni maskën në fytyrë në mënyrë që të lejoni produktet që të thithen në lëkurë, shton ajo.

Cleanse and Assess Your Complexion

“Një TLC e vogël ka qenë prej kohës e rëndësishme për lëkurën tonë për shkak të nevojës për të mbajtur maska," thotë Dr. Jeanniton, i cili vëren rëndësinë e pastrimin të lëmuar në mënyër që të hiqen djerrsët dhe mbetjet pas heqjes së maskës. “Çka pason [duhet të jetë] një çik i bërë me porosi," shton ajo, duke vërejtur që aplikimi i targetuar i peroksidit benzoyl tek sipërfaqet problematike ndihmon në dëbimin e puçrrave, derisa kubet e akullit apo bizelet e ngrira të aplikuar direkt tek lëkura për disa minuta mund të lehtësoj çfardo skuqjeje që mund të shkaktohet nga maska.

Lani maskën tuaj rregullisht

Është esenciale që të pastroni rregullisht jo vetëm tenin e fytyrës suaj por poashtu pjesë e mbuluar të fytyrës suaj, shpjegon Dr. Jeanniton. “Larjet e shpeshta janë çelsi, dhe kështu ju mund lehtësisht të ndërroni maskën e pastër sesa të përdorni maskën e palarë dhe kështu të fusni pisllëkun, vajin dhe mbetjet në lëkurën e fytyrës tuaj” thotë ajo, duke rekomanduar përdorimin e detergjentit pa aromë. (“Aroma brenda pëlhurës mund të jetë irrituese dhe një variabël i panevojshëm," tërheqë vërejtjen ajo). Për më shumë, futja e maskave që janë të prodhuara nga pëlhurat e buta, të cilat e lehtësojnw fërkimin - një çështje kjo që "mund të krijoj lot të vogël [në lëkurë] që lejojnë një hyrje të lehtë të bakterieve dhe pisllëkut" dhe që përfundimisht shkaktojnë inflamacion dhe formim të akneve.

Leni me një anë bazën, nëse është e mundur

Dr. Jeanniton është i shpejt në paralajmrimin e tij sa i përket aplikimit të grimit gjatë mbajtjes së maskës, e cila mund të bllokoj poret që mund të dërgoj në shpërthimet e puçrrave, por, siç sugjeron artistja e grimit Cyndle Komarovski, “nëse duhet të apikoni bazë, sigurohuni që ato të jenë me formulë me peshë të lehtë, siç janë Chanel’s Les Beiges Water-Fresh Tint, dhe aplikoni atë vetëm në sipërfaqet e ekspozuara.” Pas kësaj, sigurohuni që të njollosni lëkurën në mënyrë "që të heqë butësisht shtresën e mësipërme e cila do fshihej në maskën tuaj,” vëren ajo, duke shtuar se Tatcha’s Blotting Papers janë shtylla kryesore në çantën e saj—siç është balsami mat për buzë që është i përshtatshëm gjatë mbajtjes së maskës, dhe e cila do të hidratoj gojën pa lënë materie ngjitëse.

Bëhuni ekspresiv me sytë tuaj

Me gjithë fokusin tani në pjesën e sipërme të fytyrës, Komarovski rekomandon që të keni vëmendje të posaçme tek niveli i syve me vetulla të pastruara, qerpikë të amplifikuar dhe goditjet e guximshme. “Tani që ne e kemi të pamundur që të shohim shprehjet dhe buzëqeshjet e fytyrave tona, është koha e përkryer për të punuar në shprehjen kreative dhe të kënaqemi,” thotë ajo. Plus, shton ajo, ajo mund të ketë efekt që të bën të ndiheni mirë: “Qoftë nëse jeni duke aplikuar vijezues me ngjyra apo jeni duke u sillur me kristale, grimi është një përforcues i përkryer i disponimit”

 

Burimi: vogue.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!