Ngjyrat për flokë, format dhe stilet që mund të prisni që do t’i shihni në stinën e pranverës.
Të gatshëm ose jo, pranvera e vitit 2021 është duke ardhur shpejt. Prandaj, nëse e konsideroni Javën e Modës së Neë Yorkut më shumë se kalendar i veshjes sesa aplikacion në telefonin tuaj, ajo vetëm se ka mbërritur. Koleksionet mund të mos jenë të tregtueshme – por kjo nuk do t’i ndalë vëzhguesit që t’i sjellin me vete fotografitë e Anna Sui apo Burberry në terminin e tyre të rradhës në sallon. Për ndihmë në deshifrimin trendet e të cilave do t’i bëjnë ballë testeve të kohës, ne gjetëm kohë që të bisedojmë me edukatorin kryesor i përmbajtjes dhe trajnimit Kien Hoang. Më poshtë mund t’i shihni, ngjyrat e flokëve, format dhe stilet që mund të prisni që do t’i shihni në stinën e pranverës.
|1| Balanca natyrale
Pregatituni që të shihni nuancat imagjinuese të shpërthyera nga eksperimentimi i karantinimit që i ka hapur rrugë hijeve natyrale, të cilat e kanë dominuar Javën e Modës së këtij viti. “Unë parashikoj që ne do ta shohim nuanca ngjyrë kafeje rëre dhe kanelle, dhe në përgjithësi më shumë nuanca natyrale dhe hije me mirëmbajtje të ulët,” thotë Kandasamy. “Për shumë klientë, kjo ka qenë një rikëndellje pozitive dhe ata duhet të përqafojnë ngjyrën natyrale apo të qëndrojnë sa më afër me ngjyrën e tyre natyrale që është e mundur.”
|2| Flokët fantastike
Thënë këtë, Kandasamy shton që trendi fantastik i ngjyrës – i parë tek Collina Strada, Chopova Lowena, dhe Claudia Li—nuk është se është tretur ende. “Jam duke parë shumë klientë duke pyetur për ndryshim, me vëmendje shumë të madhe që i kushtojnë toneve më të qelura dhe më të shndërritshme. Theksimet e freskëta bjodje të akullta dhe ngjyrosja në mënyrë të lirë apo teknika e balayages me ngjyrë të pastër të bardhë apo nuanca kremi,” thotë stilisti. “Duket që është vendim emocional për të sjellur qeltësi dhe pozitivitet prap tek jeta e përditshme e klientëve, duke përqafuar ndryshimin e ri dhe pozitiv. Evolucioni i pranverës 2021 do të jetë gjatë procesit të tonimit, kur ne do të shohim më shumë tone pastele që do të kthehen në trend.”
|3| The ’90s Continue
Stili i viteve 90 që ishte i mahnitshëm dhe i lehtë, ka depërtuar në çdo pore të industrisë së modës – dhe po vjen përfundimisht për flokët tona me forcë të plotë. “Jam duke parashikuar që pranvera 2021 do të shkoj në drejtim të ndjeshmërisë së viteve 90 me pamje më të gjalla,” thotë Hoang.
|4| The ’90s Bob
Vitet e 20′ gjithmonë kanë qenë dekadë e stilit bob. “Mendoj se për këto lloje të flokëve të drejta, ne do të shohim stile bob të topitura, të pastrukturuara tek niveli i mjekrrës me flokë të futura prapa veshit dhe lëvizjes natyrale prapa,” thotë Hoang.
|5| ’90s Curly & Coily
“Për lloje të flokëve dredha dhe të yndyrosura, unë parashikoj që prerjet do të jetë më të shkurtra dhe në formë kutish në mënyrë që flokët të kërcejnë më shumë. Gjithashtu, këto prerje nuk do të jenë të gjitha një gjatësi dhe ndoshta kanë balluke të vogla dhe shtresa për të mundësuar lëvizjen e brendshme,” vazhdon Hoang. “Gjithashtu, për tekstura natyrale, mendoj se do të shohim stile që do të prehen në forma grafike tek mjekra apo më poshtë krahve. Në këtë mënyrë, kur floku natyral zgjerohet, ju mund vërtetë të shihni formën derisa shtoni tone vëllimi.”
|6| Shine On
Hoang parashikon që pranvera e vitit 2021 do të shoqërohet në një valë të re të vetëdijës së shëndetit të flokut; është fjala për ato të hidratuara, të ngrira dhe të kondicionuara thellësisht; qoftë nëse fjala vjen për rutinën tuaj të larjes apo dozës së shëndoshë të produkteve stiluese. “Unë gjithashtu mendoj që stilet do të bëhen më të shndërritshme dhe do të marrin me të vërtetë parasysh shëndetin dhe shkëlqimin e flokut,” shpjegon ai.
|7| Going Off-Center
Moda për një kohë të gjatë e ka përqafuar pjesën e mesme, dhe kjo revy mode nuk bën përjashtim – pamja befasisht e skajshme mund të vërehej çdokund nga Burberry tek Ulla Johnson. “Mendoj që për stinën e pranverës, këto prerje do të evoluojnë me ndarje të ndryshme” thotë Hoang. “Tani, pjesa strikte qendrore është në trend, por unë parashikoj që pjesa e thellë do të jetë e përhapur në stinën e pranverës.”
Burimi: harpersbazaar.com