Edhe pse moda e flokëve mund të ndryshoj nga stina në stinë, ndërlidhja në mes të grave dhe flokëve të gjata daton qysh nga periudhat e lashta.
Ajo daton qysh së paku nga koha antike greke dhe romake, dhe në bazë të arkeologes Elizabeth Bartman, edhe përkundër idealit të lashtë grek të "filozofit me mjekër dhe me flokë të gjata", gratë në atë shoqëri përsëri kanë patur flokë të gjata në krahasim me meshkujt. Gratë romake i mbanin flokët e tyre të gjata dhe i ndanin ato poshtë në qendër dhe burrat që i vinin rëndësi shumë të madhe flokëve të tyre “rrezikonin të përbuzeshin për shkak të pamjes që i ngjasonte grave.” Bibla e vazhdoi traditën. Anthony Synnott, një sociolog e cili ka shkruar se flokët janë një simbol personal me "rëndësi shoqërore të pamasë,” përmendë këto ndikime, për shembull, letra e Shën Palit drejtuar Korintianit: “Bën jo atë çka të mëson natyra të bësh se nëse burri ka flokë të gjata është një marri për të? Por nëse gruaja ka flokë të gjata, është një lavdi për të.”
“[Është] gati univerzalisht dhe kulturalisht e konstatuar se gratë kanë flokë më të gjata se sa burrat,” thotë Kurt Stenn, autor i librit Flokët: një histori njerëzore.
Por arsyet se pse ajo traditë filloi ashtu - dhe pse ka jetuar aq gjatë deri më tash - është më vështirë për ta zbërthyer.
Flokët janë shumë komunikative, thotë Stenn, duke i mundësuar individët që të dërgojnë "mesazhet e shëndetit, seksualiteti, fesë, pushtetit" në shikim të parë. Mund të jetë një shprehje e identitetit grupor dhe individual, dhe sa më shumë vëmendje që një person (shpeshherë një grua) pritet t'i kushtoj asaj, aq më shumë mund të thotë. Dijetarja Deborah Pergament ka shkruar që ndikimet kulturore dhe historike mund të jenë ligjërisht të rëndësishme. “Konstatimet dhe gjykimet rreth moralit, orientimit seksual, bindjeve politike dhe sentimenteve politike dhe në disa kultura edhe statusi shoqëroro-ekonomik," shton ajo, "mund nganjëherë të hamendësohet duke e parë një stil flokësh të caktuar.”
Stenn, një profesor i pensionuar i patologjisë dhe dermatologjisë në univerzitetin Yale i cili ishte poashtu drejtor i biologjisë së lëkurës tek kompania Johnson & Johnson, beson që shëndeti është ndoshta shkaktari kryesor i rëndësisë së flokëve. “Në mënyrë që të kemi flokë të gjata, ju duhet të jeni e shëndoshë,” thotë ai. “Ju duhet të hani mirë, të mos keni ndonjë sëmundje apo infeksion, të pushoni mirë dhe të bëni ushtrime fizike.”
Stenn poashtu pohon vështirësitë praktike të flokëve të gjata: “Në mënyrë që të keni flokë të gjata, ju duhet të keni parasysh nevojat tuaja për të cilat duhet të kujdeseni.” Gjerësa flokët e gjata janë gjithashtu një status simbol, posaçërisht kur vie puna tek stilet e ndërlikuara të flokëve që kërkojnë që dikush tjetër t'ju ndihmoj për t'i bërë ato, e cila "nënkupton që keni pasuri për ta bërë një gjë të tillë." Nuk është koincidincë që stilet e flokëve të shkurtëra siç janë ato bob janë bërë modë gjatë shekullit XX-të në rajonet ku gratë filluan të sfidojnë idenë që ato duhej të kujdeseshin për veten.
Dhe ndikimet e flokëve shkojnë në anën e kundërt, poashtu. Burrat (posaçërisht mashkujt të cilët kanë lindur në një familje të pasur dhe që kanë patur mundësinë që dikush të kujdeset për flokët e tyre) i kanë mbajtur nganjëherë flokët e gjata dhe luftëtarët e lirë gotik në Itali në fillim të periudhës së mileniumit të kaluar ishin të njohur si capillati apo "burrat me flokë të gjata" Por, në përgjithësi, flokët e tyre duhej të ishin më të shkurtra sesa të grave në shoqëritë e tyre. Historiani Robert Bartlett e ka vërejtur këtë në vitin 1094 “Kryepeshkopi Anselm i Kanterburi kishte refuzuar që të jap hi apo bekimin e tij tek ata meshkuj të ri të cilët "i mbanin flokët e tyre si vajzat’ përpos kur i prenin ato.”Edhe në mesin e shekullit XX-të, pasi që gratë me flokë të shkurtra filluan të mos jenë më befasi, burrat amerikan dhe djemt duhej të luftonin për të patur të drejtën që t'i rrisnin flokët e tyre.
Burimi: time.com