Nëse në mënyrë të kujdesshme i keni ngjyrosur flokët dhe ato kanë filluar të duken më të shkëlqyeshme, ne e ndjejmë atë kënaqësi tuajën. Pas pandemisë së virusit Corona e cila i detyroi sallonet e bukurisë që të mbyllen, shumë njerëz tanimë kanë dëshirë që të bëjnë diçka më ndryshe me flokët e tyre. Pra, nëse jeni duke menduar që t'i ndryshoni flokët tërësisht pas disa muajve në karantinë - gjasat janë që të keni stilim profesional të flokëve falë sprejit me ngjyrë që është i sigurtë dhe stilues.
Spërkatësit e përkohshëm të ngjyrës për flokë janë një alternativë e shkëlqyeshme për ngjyrsoje të flokëve. Ato kanë qëndrueshmëri për një periudhë jo të gjatë, gjë që i bën ato të jenë të përsosura për kësi lloj situatash: nuk ka nevojë që në mënyrë të përsëritshme t'i lani flokët dredha për të arritur ngjyrën e duhur.
Për rezultate sa më të mira, bëni flokët me spërkatës në një hapësirë e cila ka ventilim të duhur, mbuloni rrobat tuaja me ndonjë peshqir dhe mbani shishen disa centimetra më larg nga koka e juaj. Varësisht nga ngjyra e juaj natyrale e flokëve, ju mund të arrini rezultate pak më të ndryshme nga të tjerët të cilët e kanë provuar këtë produkt. Krahasoni spërkatësit dhe gjeni atë që ju përshtatet më së shumti.
Në qoftëse jeni duke shpresuar për një spërkatës loud dhe neon për të ndriquar ditët tuaja brenda, apo një mbulues të thjesht për t'i bërë me shkëlqim përmbi rrënjët, këto spërkatëse që janë shumë të lehta për tu përdorur, më në fund do t'i bëjnë flokët tuaja ashtu siç i keni dëshiruar për shumë kohë.
Burimi: elle.com