Pa i shkatërruar thonjt
Manikyrët me pudër janë madhështore për shumë arsye të ndryshme, dhe jo vetëm për qëndrueshmërinë e tyre. A e keni ditur se nëse u bëhet atyre kujdes ashtu siç duhet, ato mund të kenë qëndrueshmëri deri në disa javë, ndoshta edhe më gjatë? Po, është e vërtetë.
Kjo pudër e mahntishme me qëndrueshmëri të gjatë është për shkak të aplikimit me shtresa të shumëfishta të thonjve e cila zakonisht përfshinë disa xhirro të zhytjes tek pudra akrililike me ngjyra e përcjellur nga një kotë i tejdukshëm të llakut për të arritur pamje të trashë, të llakuar.
Sidoqoftë, për shkak se llaku është i lidhur në tho, mund të jetë poashtu e vështirë (potencialisht shkatërruese) për ta hequr. Në një botë të përsosur, ju do të mund të keni mundësi që të rezervonit një termin me manikyristin tuaj të preferuar i cili do të mund t'ju ndihmonte që të hiqni pudrën e thoit në mënyrë të sigurtë dhe në mënyrë efektive pa kurrfar dëmtimi të shtratit të thoit tuaj. Por mjerisht, ne nuk jetojmë në një botë të përkryer, dhe shumë prej nesh na duhet që të dijmë se ta bëjmë këtë punë kur jemi në shtëpi.
Ka lajme të mira, megjithatë; nëse merrni kohën tuaj dhe i përcjellni hapat e mëposhtëm, duke hequr llakun pudër mund të jetë një proces i butë dhe pa dëmtime. Si manikyriste e famshme, Chelsea King shpjegon, "mënyra më e mirë për të siguruar një proces të heqjes është fokusimi në pregatitjen e tij." Pra, konsideroni këtë udhëzim hap-pas-hapi:
Çka ju nevojitet:
- Limë për thonj
- Prerëse për thonj
- Aceton i pastër
- Pambuk
- Foli alumini
- Lëmues për thonj
- Vaj kutikulash
Burimi: elle.com