Si të ushqeheni për të patur flokë dhe thonj të shëndetshëm

Nëse nuk jeni e kënaqur me cilësinë e tanishme të flokëve dhe thonjve tuaj për shkak se flokët janë duke u bërë gjithnjë e më të holla apo janë duke u thyer dhe thonjt tuaj janë kërrusur apo janë thyer, ju mund të gjeni zgjidhjen tek këto pyetje në mënyrën se si ushqeheni. Nutricionistja Barbara Mendez tregon se cilat ushqime ju mund t'i shtoni në dietën tuaj për të rritur shëndetin e flokëve tuaja, për të përforcuar thonjt tuaj si dhe për të trajtuar "defektet e të ushqyerit që duhet t'i adresoni," të gjitha në kamerë.

Në vend të mbështetjes tek suplimentet e biotinës, të cilat zakonisht janë të rekomanduara për të përmirësuar shëndetin e flokëve dhe thonjve, mundohuni të ushqeheni me ushqimet që përmbajnë biotinë natyrale siç janë: tërshëra, vezët dhe karrotat. Një tjetër ushqyes i rëndësishëm është zinku, të cilën trupi i juaj "lehtësisht e shteron dhe shfaqet tek flokët e brishta" Farat e kungullit dhe çokollada e zezë janë disa nga ushqimet e pakta që mund ta mbajnë nivelin e zinkut në masë të duhur. Për të ushqyer flokun dhe për ta mbajtur atë të hidratuar, omega 3 i acideve yndyrore siç janë salmoni dhe liri janë shokët tuaj më të mirë. Karotenoidët e fuqishëm antioksidant që gjenden në papaten e ëmbël dhe në lakër u ndihmojnë flokëve dhe thonjve që të rriten të forta.

Dy ushqyes tjerë të rëndësishëm që duhet të jenë në dietën tuaj janë kalciumi që gjendet në zarzavatet e gjelbra dhe proteina që gjendet në ushqime siç janë arrat dhe farat. Mënyra më e mirë për tu siguruar që jeni duke konsumuar sasi të mjaftueshme të këtyre ushqimeve? Përgadisni një vakt që ju mundëson që t'i hani ato bashkë.

 

Burimi: instyle.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!