Si të rregulloni paletën e thyer të hijeve dhe produktet tjera të grimit

Pavarësisht nëse jeni fillestare bukurie apo profesioniste grimi, me shumë gjasë ju ka ndodhur të theni ndonjë produkt bukurie. Kur ju bije nga dora paleta e hijeve të syve ose kur hapni çantën e grimit për ta gjetur blush-in e preferuar të copëtuar në copa, është një nga ndjenjat më të këqija për adhuruesit e grimit. Dhe ndërsa mund të duket sikur zgjidhja e vetme është thjesht ta hidhni dhe ta blini një të re, në fakt, ka disa metoda të dëshmuara dhe të vërteta që mund të përdorni për të riparuar produktet e thyera. Nga hijet e grimcuara deri te buzëkuqët e ndrydhur, lexoni më tej për të mësuar këshilla dhe metoda të ndryshme që mund të përdorni për të rregulluar produktet e grimit të dëmtuara.

Si të rregulloni produktet e dëmtuara të grimit?

Lexoni më poshtë për të mësuar katër mënyra se si mund të shpëtoni produktet e thyera.

  • Bëjeni një formulë të lirshme

 Nëse ju ka rënë hija e preferuar e syve dhe nuk dëshironi ta hidhni ende, jeni në vendin e duhur. Mund ta ruani duke e kthyer në një hije të lirshme pluhur (të pashtypur), i cili funksionon po aq mirë si hijet tradicionale të shtypura. Për ta kthyer atë në pudër të lirshme, do t'ju duhet të ndani hijen e dëmtuar në një teksturë të hollë dhe të lirshme. Zbrazni hijen e thyer në një qese të vogël plastike dhe mbylleni fort. Më pas merrni një lugë dhe shtypni pjesën e pasme të saj direkt mbi pluhur për ta grirë në copa më të imta. Pastaj zbrazeni pluhurin në një enë të vogël dhe do të merrni hijen tuaj të re pluhur. Kjo këshillë gjithashtu nuk kufizohet vetëm tek hijet e syve. Ju mund ta ktheni pudrën e tharë të fytyrës në pudër të tharë pluhur, një shkëlqyes (highlight) të shtypur në pluhur, etj.

  • Shtypni Pigmentet

Pra, blush-i preferuar është copëtuar? Ja çfarë të bëni, copëtojeni edhe më shumë. Kjo mund të duket e palogjikshme, por na besoni, ky metodë do të ndihmojë që blush-i i thyer të duket si të jetë i ri. Përdorni dorezën e një brushe grimi ose një mjet tjetër të dobishëm dhe copëtojeni pluhurin e dëmtuar derisa të bëhet një teksturë e hollë. Më pas përdorni një pecetë të njomë grimi dhe shtypeni mbi pluhurin e thyer. Lagështia nga peceta do të ndihmojë në shtypjen e pluhurit në formën e tij origjinale. Pasi pluhuri të jetë shtypur, hidheni pecetën dhe lëreni paletën e hapur që të thahet. Kur të jetë tharë, duhet të jeni në gjendje ta aplikoni produktin si zakonisht.

  • Rregulloni për qëllime të reja

Përveç rregullimeve të mësipërme, ju gjithashtu mund t'u jepni qëllim të ri atyre pjesëve të thyera që ju kanë mbetur. Kjo do të thotë produkte për qëllime tjera me produkte të ndryshme, disa ide përfshijnë përzierjen e hijeve të thyera me një hije kremoze për të ndryshuar ngjyrën ose përfundimin, ose duke shtuar shkëlqyesin e thyer (highlighter) në një shkëlqyes buzësh të pastër (clear lipgloss), apo duke përzier bronzerin e thyer në një locion për një hidratues të ri të trupit me shkëlqim.

  • Shndërroni produktin e dëmtuar në paletë të re

Në rast se keni shkatërruar buzëkuqin e preferuar, mos u shqetësoni, edhe kjo ka zgjidhje. Merrni gjithçka që ka mbetur nga buzëkuqi i thyer dhe shtypeni në një kuti të vogël plastike. Ju mund të përdorni një brushë buzësh ose ndonjë mjet tjetër grimi për të gërvishtur mbetjet nga paleta e vjetër. Ju gjithashtu mund të përdorni një kuti pilulash boshe si një alternativë për mbajtjen e buzëkuqit.

Burimi: Lorealparisusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!