Si të qetësoni lëkurën e ndjeshme

Pyetni ndonjë grua nëse ka ndonjëherë lëkurë të ndjeshme dhe ka shumë mundësi që ajo të thotë po. Më pas pyeteni se çfarë do të thotë me këtë dhe ka të ngjarë se do të merrni një sërë përgjigjesh të ndryshme. Njëra mund të thotë se ajo skuqet lehtë. Një tjetër mund të ketë pjesë të thata që hiçen copë-copë herë pas here. Një i tretë mund të thotë se lëkura e saj irritohet lehtë. Pra, cila prej tyre ka lëkurë të ndjeshme? Epo, të gjitha e kanë.

Lëkura e ndjeshme është bërë një term ombrellë që përdoret për të përshkruar një sërë gjendjesh, nga acarimi i përgjithshëm, lëkura e thatë deri te sëmundja rosacea. Ajo që të gjitha këto kanë të përbashkët është inflamacioni. Inflamacioni ndodh kur shtresa e jashtme e barrierës së lëkurës dëmtohet, shpesh nga mungesa e hidratimit, ekspozimi i tepërt ndaj diellit ose kontakti me irritues të ndryshëm. Ndjeshmëria e lëkurës mund të jetë më e rëndë në dimër kur lëkura ka tendencë të jetë më e thatë. Gjithashtu mund të përkeqësohet me kalimin e moshës, pasi lëkura e vjetër ka tendencë të jetë më e dehidratuar.

Si të qetësoni lëkurën e ndjeshme

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, me siguri tashmë e dini se lëkura juaj e brishtë kërkon kujdes të veçantë. Ka një sërë mënyrash për ta qetësuar lëkurën e irrituar dhe për të ndihmuar në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës suaj:

  • Hidratoni.
  • Mbroni. Aplikoni një hidratues me SPF çdo ditë gjatë gjithë vitit. Ekspozimi në diell është shkaktari kryesorë i lëkurës së ndjeshme;
  • Bëni dushe më të shkurtra dhe më të freskëta. Mundohuni ta kufizoni kohën e tyre deri në 10 minuta më së shumti dhe lahuni me ujë të ngrohtë, jo të nxehtë;
  • Përdorni një lagështues ajri.

Ndihmon për të shtuar lagështinë në ajër në muajt më të thatë.

Burimi: olay.co.uk

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!