Si të hidratoni flokët e thatë

Nuk ka dyshim, çelësi i flokëve të shëndetshëm është hidratimi. Flokët e hidratuar janë më të shëndetshëm dhe sigurisht që vihet re kur ju mungon lagështia e duhur. Gjërat e tilla si majat e ndara, thyerjet, brishtësia, struktura e ashpër dhe flokët e dëmtuar në përgjithësi, mund të jenë rezultat i flokëve e thatë. Mënyra më e mirë për të trajtuar këto shqetësime të flokëve është me rutinën tuaj të flokëve, e cila ngre pyetjen, a po i hidratoni me të vërtetë flokët tuaj mjaftueshëm?

Ashtu si lëkura, të gjithë flokët kanë nevojë për hidratim, veçanërisht nëse janë të thatë, por kanë nevojë edhe nëse nuk janë.

4 Shkaqet e flokëve të thatë

Flokët e thatë mund të jenë nënprodukt i një sërë gjërash të ndryshme, disa jashtë kontrollit tuaj, por shumë që janë gjithashtu nën kontrollin tuaj. Këtu janë katër shkaqet kryesore të flokëve të thatë.

  1. Zbardhuesit (Bllanzhi)

Zbardhuesi dhe ngjyra e flokëve tërheqin lagështinë nga flokët, duke rezultuar në tharje. Ndonëse herë pas here ngjyrosja ose zbardhja e flokëve tuaj nuk është e tmerrshme, ajo mund t'i bëjë flokët tuaj më të thatë me kalimin e kohës, veçanërisht kur i stiloni me nxehtësi, moti është i thatë dhe aplikoni trajtimet kimike.

  1. Pajisjet e nxehta

Pajisjet e nxehta janë të shkëlqyera për të arritur atë fryrjen voluminoze moderne që e shihni në të gjithë rrjetet sociale ose kaçurrela të gjalla e të lirshme, por ato gjithashtu tërheqin lagështi nga flokët tuaj. Ashtu si zbardhuesi dhe ngjyra e flokëve, pajisjet e nxehta duhet të përdoren me moderim dhe kur i përdorni, duhet t'i mbroni gjithmonë flokët nga temperaturat e nxehta me mbrojtës ndaj nxehtësisë. Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD), rekomandon përdorimin e mjeteve të nxehta jo më shumë se një herë në javë. Çdo gjë më pak e shpeshtë se kaq është edhe më e mirë për flokët tuaj.

  1. Moti

Moti i thatë, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, mund të kontribuojë në tharjen e flokëve. Për shkak se ajrit i mungon lagështia, flokët bëhen të thatë dhe madje mund të pësoni një shtim të elektrizimit dhe thyerjeve.

  1. Trajtimet kimike

Trajtimet me keratin dhe trajtimet tjera kimike mund të ndihmojnë për t'i bërë flokët tuaj më të menaxhueshëm, por çmimi mund të jetë flokë të thatë dhe të brishtë. Sipas Qendrës Kombëtare për Informacionin e Bioteknologjisë, trajtimet kimike heqin lagështinë nga flokët tuaj dhe përdorin përbërës të ashpër, si formaldehidi për të ndryshuar përbërjen e flokëve tuaj, kjo është mënyra se si flokët mund të shkojnë nga kaçurrela dhe me teksturë në të lëmuar dhe të drejtë.

Burimi: Lorealparisusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!