Si të aplikoni pudrën e thatë si profesionistët

Natyrisht, pudra e lëngshme nuk është e përshtatshme për gjithë dhe në këto raste, mund të ndiheni sikur nuk ka opsione të mjaftueshme pudrash me mbulim të lehtë deri në mesatar. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, rekomandohet të zgjidhni një pudër të thatë që thith vajin dhe ju jep një pamje të freskët mat. Por nëse keni lëkurë të thatë ose të kombinuar, mund t'i shmangeni këtij opsioni, pasi që mund të mblidhet në zona të caktuara të fytyrës dhe të definoj linjat dhe rrudhat.

Filloni me hidratimin e lëkurës

Përgatitja e lëkurës për aplikimin e pudrës së thatë është një domosdoshmëri, kështu që filloni duke aplikuar një shtresë të hollë hidratues në lëkurë të pastër. Lëkura e hidratuar do të mbaj pudrën, duke rezultuar në një pamje më të qëndrueshme dhe të butë të grimit. Gjeni një hidratues të lehtë për të bërë trikun pa marrë parasysh lëkurën tuaj.

Përdorni një brushë për Blush

Kur bëhet fjalë për aplikimin e një pudrës së thatë, brusha tradicionale e pudrës së lëngët mund të mos jetë zgjedhja më e mirë. Përkundrazi, një brushë për Blush ka një perimetër më të gjerë që ju lejon të aplikoni pa probleme pudrën e thatë rreth hundës, mjekrës dhe vijës së flokëve me lehtësi.

Para se të aplikoni pudrën e thatë, hiqni tepricën nga brusha. Më pas, filloni ngadalë ta aplikoni me lëvizje të buta rrethore në fytyrë, ballë, faqe dhe mjekër. Shmangni aplikimin e pudrës së thatë afër zonës së syve.

Gjatë aplikimit, mos e shtypni brushën në lëkurë!

Gjatë aplikimit të pudrës së thatë, këshilla më e mirë për të minimizuar mbledhjen e grimit, është të shmangni shtypjen e brushës në lëkurë. Nëse qimet janë duke u shtypur, po ushtroni shumë presion. Në vend të kësaj, aplikoni lehtë me brushë për të ndihmuar në mbajtjen e produktit në lëkurë.

Hiqni vajin nga lëkura përpara grimit

Gjatë gjithë ditës, nëse keni nevojë të largoni vajin e tepërt në lëkurë, merrni një sfungjer të thatë ose letër fshirëse dhe thithni njollat e vajit në fytyrë përpara se të aplikoni një shtresë tjetër të bazës pudër. Pluhuri mbi vaj është receta perfekte për grimin oksidues. Për të shmangur këtë, fshini vajin nga lëkura përpara se të aplikoni përsëri pudrën e thatë. Kjo metodë do të ndihmojë gjithashtu që pudra të zgjasë disa orë.

Burimi: Lorealparisusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!