Si ta menaxhojmë në mënyrë të sigurtë hiperpigmentimin?

Hiperpigmentimi, një problematikë kjo e zakonshme dermatologjike që manifestohet në njolla të errëta që paraqiten në lëkurë, mund të jetë e vështirë që të trajtohet në mënyrë të efektshme. Njollat e vazhdueshme dhe të errëta mund të paraqiten si rezultat i inflamacionit që shkaktohet nga aknet; si rezultat i ndryshimit hormonal; shtatëzanisë; ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve të diellit, apo nga melasma gjenetike. Metoda përmes pigmentimit në formë të mbushjes me pikëla tashmë përqafohet gjerësisht si praktikë. Dukja jo uniforme e hiperpigmentimit mund të jetë burim i pasigurisë për shumë njerëz.

Është gjithashtu e ndërlikuar për tu ballafaquar me tonet e errëta të lëkurës sepse njollat mund të formohen me pigment më të lartë, dhe pastaj duhet kohë më e gjatë për tu hequr sesa përmes kompleksioneve më të lehta. Shumë njerëz i binden metodës të përdorimit të kremave më të lehtë për të larguar njollat, të cilat rrallë funksionojnë në mënyrë afat-gjatë dhe e bëjnë lëkurën të cenueshme nga dëmtimi që vie prej rrezeve të diellit.

Nëse ju vuani nga hiperpigmentimi, janë një mori produktesh trajtuese që janë të testuara nga dermatologët, me formula profesionale dhe trajtime inovative kozmetike që mund t'i sulmojnë njollat me qëllimin e heqjes së tyre në mënyrë të efektshme dhe në mënyrë të sigurtë.

 

Burimi: vogue.co.uk

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!