Si ndikon një këllëf jastëku prej mëndafshi në gjumin tuaj të bukurisë

Ka shumë mundësi që të keni dëgjuar se këllëfët e jastëkëve prej mëndafshi dhe saten mund të jenë më të mirë për lëkurën dhe flokët tuaj. Për të mësuar më shumë rreth këtyre materialeve luksoze të këllëfeve dhe se si ato mund të ndihmojnë lëkurën dhe flokët tuaj brenda natës, tregon Jonathan Colombini, stilist i famshëm dhe drejtor kreativ i stilit dhe ngjyrave të L'Oréal Paris.

Çfarë janë këllëfët e jastëkëve prej mëndafshi ose sateni?

Siç sugjeron emri, këllëfët e jastëkëve prej mëndafshi dhe sateni janë bërë nga mëndafshi dhe sateni. Saten, megjithatë, në fakt nuk është një pëlhurë. Ajo është një lloj thurje që bëhet nga disa fibra të ndryshme, si mëndafshi, pëlhura prej fije artificiale dhe poliesteri.

Çfarë dallojnë këllëfët e jastëkëve prej mëndafshi dhe sateni?

Dallimi më i dukshëm midis këllëfeve të jastëkëve prej mëndafshi dhe satenit dhe atyre tradicionale prej pambuku është se i pari ka një sipërfaqe të lëmuar dhe të rrëshqitshme që në thelb kufizon fërkimin dhe tërheqjen, gjë që ka një sërë përfitimesh për lëkurën dhe flokët.

Pse të flesh me këllëf jastëku prej mëndafshi ose sateni?

Ka një mori përfitimesh nga gjumi në një këllëf jastëku prej mëndafshi ose sateni, veçanërisht kur bëhet fjalë për lëkurën dhe flokët tuaj.

Fërkim i reduktuar

Sipas Colombini, sa më pak fërkime mes flokëve dhe jastëkut, aq më mirë. Falë sipërfaqes së lëmuar të këllëfëve të jastëkëve prej mëndafshi dhe prej sateni, flokët në fakt rrëshqasin mbi pëlhurë, pa përfshirë asnjë fërkim, duke rezultuar në më pak ngatërrime dhe më pak elektricitet në mëngjes.

Megjithatë, ky nuk është një koncept i ri. Femrat me flokë kaçurrela e kanë përdorur këtë mjet për vite me rradhë për të mbajtur stile si gërshetat dhe fenirimet gjatë natës.

Më pak këputje të flokëve

Më pak fërkime dhe tërheqje nga një këllëf sateni mund të çojë në më pak flokë të këputur. Sipërfaqja më e lëmuar bën që të ketë më pak gjasa që të zgjoheni të keni ngatërresa, gjë që ju ndihmon të shmangni këputjen e tyre në mëngjes.

Ruajtja e lagështisë

Mëndafshi dhe sateni thahen më pak se pambuku, duke e bërë dukshëm më të lehtë ruajtjen e lagështirës së flokëve tuaj.

Më e butë për lëkurën

Përveç flokëve, edhe lëkura juaj mund të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga gjumi në një sipërfaqe më të lëmuar dhe më të butë, veçanërisht nëse flini në krah. Një këllëf jastëku prej mëndafshi ose sateni është shumë më i butë me lëkurën dhe nuk e tërheq aq shumë sa një këllëf jastëku tradicional prej pambuku, gjë që përkeqëson shfaqjen e vijave të imta dhe rrudhave.

Nëse vuani nga aknet, mund të mendoni të kaloni nga një këllëf jastëku pambuku në një mëndafsh ose saten. Duke kufizuar fërkimin midis lëkurës dhe jastëkut, mund të shmangni acarimin e mëtejshëm në fytyrën tuaj.

Burimi: lorealparisusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!