Për herë të parë, shkencëtarët kanë zbuluar arsyen biologjike se pse stresi i heqë lëngjet e nevojshme nga pigmenti.
Kur Ya-Chieh Hsu, profesoreshë e qelizave steminale dhe biologjisë rigjenerative tek universiteti i Harvardit dhe në Institutin për Qeliza Embrionale, kishte dashur të kuptoj saktësisht se çka i bën flokët e thinjura, ajo filloi me shkakun e dukshëm edhe pse anekdotale: stresin. Ka një mori të shembujve historik të mirënjohura të ndërlidhjes në mes të stresit dhe flokëve të thinjura —kapela e Marie Antoinette ishte raportuar se ishte zbardhur pasi që ishte kapur gjatë revolucionit francez—dhe studimet poashtu e kanë ndërlidhur këtë me stresin tek kafshët në thinjëzimin e qimeve. Por, për herë të parë, Hsu dhe kolegët e saj e kishin kuptuar arsyen biologjike se pse stresi i heqë lëngjet e nevojshme nga pigmenti.
Në një studim të publikuar në revistën Nature, Hsu dhe ekipi i saj kanë raportuar që procesi fillon me sistemin nervor simpatik, i cili i orkestron të gjitha proceset e trupit për të cilat ne nuk mendojmë fare—rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, si dhe gjërat si tretja e ushqimit si dhe luftimi i mikrobeve. Është poashtu përgjegjës për kundërveprimin luftues—një sistem ky i sjelljes auto-pilote që na ndihmon për të kuptuar dhe për t'ju përgjigjur kërcënimeve para se të kemi kohë të mendojmë dhe t'i procesojmë ato. Sistemi nervor simpatik është intimisht i ndërlidhur me përgjigjjen tonë karshi stresit dhe në këtë aspekt, nuk është tërësisht befasi që ka diçka të bëjë me thinjëzimin e flokëve.
Por përgjigjja ndaj stresit të sistemit nervor simpatik është në përgjithësi veprimi i fundit, që aktivizohet vetëm në raste emergjente kur sistemet e tjera janë tepër të ngadalta apo kur ato të kenë dështuar. Nuk vihet në funksion kur ju jeni duke u angazhuar në një projekt të punës suaj, për shembull, apo kur jeni i shqetësuar rreth paraqitjes së një projekti para një audience të caktuar. Për shkak të energjisë që kërkohet për të aktivizuar kundërveprimin e luftimit, nuk do të kishte kuptim të mbështetej në situata të tilla. Për këto strese jo-emergjente, janë procese të tjera që vihen në funksion.
Dhe kjo është ajo që Hsu e kishte fokusuar vëmendjen e saj fillimisht. Ajo kishte dyshuar që nëse stresi është me të vërtetë duke i bërë flokët e thinjura, atëherë kjo ishte me shumë gjasa duke funksionuar përmes diçkaje siç është sistemi imunitar, e cila mund të lëshoj qelizat për të sulmuar qelizat që prodhojnë ngjyrë në gjëndrat e flokut; ose duke e aktivizuar lëshimin e hormoneve të stresit siç është kortisoli nga gjëndrat mbiveshkore. Por asnjëra nga këto nuk ishte rasti. Ajo në mënyrë kimike i kishte injektuar ato me përbërës të quajtur resiniferatoksinë, e cila e kishte shtuar nivelin e stresit hormonal tek kafshët; kjo metodë kishte ofruar një mënyrë të besueshme të injektimit të reagimit të stresit rreth strategjive që ekipi kishte eksploruar, duke përfshirë dhe përdorimin e vetëpërmbajtjes, duke i pjerrësuar kafazet e kafshëve, duke lagur shtratin e tyre si dhe ndryshimin e kushteve të ndriqimit. Minjt pa qeliza imunitare dhe pa gjëndra veshkore vazhduan të shfaqin thinjëzim të parakohshëm pasi që kishin marr këto injektime me imitime stresi.
Kjo është arsyeja kur Hsu i ishte drejtuar sistemit simpatik nervor dhe kishte gjetur se kjo mund të shkaktoj dëmtim të përjetshëm tek një numër qelizash që janë përgjegjëse për ngjyrimin e flokëve. “Ne ishim me të vërtetë të befasuar,” thotë ajo. “Sistemi nervor simpatik do të ishte sistemi i fundit për të cilën ne kemi menduar. Ne e dijmë që kjo aktivizohet kur rritet niveli i stresit por normalisht ju mendoni për të si një çështje emergjente, por përgjigjjet sulmuese që janë kalimtare dhe të kthyeshme kur rreziku kalon. Por këtu, ne kemi gjetur se sistemi nervor simpatik mund në mënyrë të përjetshme të shteroj një numër të tërë të qelizave embrionale.”
Qelizat që janë në shënjestër nga sistemi simpatik nervor ndër stres janë një grup i qelizave embrionale i gjenerimit të ngjyrës që gjenden thellë në të ashtuquajturën fryrje të gjëndrës së flokut nga e cila të gjitha flokët rriten. Të quajtura qelizat embrionale melanokute, këto qeliza bëhen aktive kur flokët e reja fillojnë të mbijnë në gjëndrën e flokut, qelizat embrionale melanokite pastaj fillojnë të ndajnë dhe prodhojnë qeliza pigmentuese që e ngjyrosin boshtin e flokut kur ai fillon të rritet.
Hsu kishte zbuluar se edhe gjatë stresit normal, sistemi simpatik nervor është aktiv dhe prodhon norepinefrina kimike, të cilat shkaktojnë rritje të kontraktimit muskulor, duke përfshirë dhe zemrën. Si kundërpërgjigje ndaj norepinefrinës, qelizat embrionale melanokite fillojnë të prodhojnë më shumë ndarje të zakonshme të pigmenteve, duke i keqlexuar sugjerimet e stresit të injektuar për atë që shenjon rritjen e flokut. Përfundimisht, rezervaret e tyre të ngjyrës bëhen të thata dhe ato nuk mund të prodhojnë pigmente më. “Qelizat embrionale melanokite janë të rëndësishme në mbarëvajtjen e qelizave që prodhojnë pigmente në gjëndrën e flokut dhe ato janë të vetme që mund ta bëjnë këtë punë. Në momentin që ato shkojnë, ato shkojnë për një rezultat të mirë, thotë Hsu. “Rezultati: ngjyra e hequr nga flokët të shndërruara në flokë të thinjura.
Ndërlidhja në mes të stresit dhe sistemit nervor dhe qelizave që prodhojnë pigmente mund të jenë një marrëdhënie e konzervuar evolutive në mes të disa specieve të ndryshme - kefalapodëve, duke përfshirë skuidin dhe oktopin, poashtu ndryshojnë ngjyrë kur janë në stres. Kur diçka e ngjajshme (por anasjelltas) funksionon tek gjitarët dhe thinjëzimi i flokëve ende nuk është e qartë, por këto të gjetura janë një përkujtim që stresi ka efekte të shpërndara në trup, dhe mund të funksionoj në mënyra të atilla që doktorët nuk e kuptojnë mirë. Kuptimi se si stresi ndikon në popullimin qelizor, të cilat i mbjellin të gjitha qelizat në trup, nga ato të lëkurës deri tek ato të flokëve, mund të ofrojnë të dhëna rreth asaj se si t'i përshtatet më mirë stresit dhe ndoshta edhe moshës në një mënyrë më të shëndetshme. “Stresi është i pashmangshëm në jetën moderne, por ne kuptojmë shumë pak se si ndikon në biologjinë e qelizave embrionale dhe qarkullimin e indeve," thotë Hsu. “Ngjyra e flokëve është një pikë fillestare e mrekullueshme sepse flokët janë aq të dukshme dhe lehtësisht të qasshme. Por qeliza të ndryshme embrionale dhe organe të ndryshme mund të përgjigjen tek sinjalet e sistemit simpatik nervor shumë ndryshëm, dhe ne nuk e dijmë saktësisht se si.”
Bazuar në këto të gjetura, është e mundshme që ekziston përfundimisht një mënyrë që ose të ruhen qelizat embrionale melanokite, apo kontrollimi i efektit që sistemi nervor simpatik e ka në numrin e tij. Por tani për tani, Hsu thotë, “Nuk ka trajtim të disponueshëm në këtë moment. Ka ende shumë punë për të bërë në këtë fushë.”
Burimi: time.com