Selma Blair shfaqi një foto të hershme epike të saj me flokë ngjyrë rozë

Aktorja thotë se "ky ishte stili më i preferuari i saj."

Këtë fundjavë, Selma Blair u solli fansave një paraqitje të shkurtër rreth së kaluarës së saj me një foto ikonike nga vitet 2000. Ashtu siç mund të kuptoni nga titulli, kthimi prapa karakterizohet me Blair e re me një ngjyrë flokësh që nuk jemi mësuar ta shohim: rozë pambuku karameleje.

Është e vërtetë, shoqe. Aktorja 48 vjeçare, e cila tanimë është duke e mbajtur stilin e flokëve të shkurtra, që janë me ngjyrë rozë pastele - dhe seriozisht ka funksionuar për të. Së bashku me foton e vjetër, Blair kishte shkruar: "Flokët rozë ishin me të preferuarat nga të gjitha të tjerat. Todd Solondz ishte ulur me mua përderisa flokët e mia të gjatë ngjyrë kafeje ishin duke u prerë dhe ishin duke u zbardhuar dhe duke u ngjyrosur me ngjyrë rozë dhe duke u shpëlar. I kisha shoqet e mia në qytet dhe isha duke e xhiruar një film për Todd Solondz. Unë isha me të vërtetë duke jetuar...dhe me flokë pambuku karameleje...më përshtateshin. Më dukeshin shumë elegante.

Filmi të cilin Blair është duke iu referuar nuk është asgjë tjetër përpos një tregim, e cila u shfaq në ekranet e kinemave më 2001. Ajo luajti rol udhëheqës të Vi — një studente kolegji kreative flokët e së cilës ishin të ngjyrosura me nuancë të hijezuar rozë. Në mënyrë natyrale, fanset u vërsulen me komente në postimin e Blair, siç ishin: "Më kujtohet ajo!" "Rozë 👏 Flokë 👏 Blair❤️❤️❤️❤️❤️! " dhe "😍Më pëlqejnë flokët ngjyrë rozë, Blair!!💓✨"

Neve poashtu na pëlqejnë flokët ngjyrë rozë, gjithashtu. Kush e di: ndoshta e tërë dashuria në postimin e saj do të shkaktoj brunen që të provoj t'i bëjë flokët e saj ngjyrë rozë përsëri ndonjëherë. Në ndërkohë, pra, ne jemi të gjithë për nuancën e pasur, ngjyrë kafe espreso që ajo është duke e mbajtur që nga stina e pranverës.

 

Burimi: allure.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!