Kur bëhet fjalë për zakonet dhe proceset personale të bukurisë, besojmë që, çka do që ju përshtatet, funksionon mirë. Por disa mund të argumentojnë se ka disa rregulla në rutinën e kujdesit të flokëve nëse doni të mbani flokë të shëndetshëm.
Për ata me flokë natyralë, procesi i larjes së flokëve, përkatësisht shpeshtësia e larjes së flokëve, ka qenë një temë shumë e debatuar prej vitesh. A duhet të lani flokët tuaj natyralë çdo javë apo çdo dy javë? Pyetjet janë të gjera dhe të vlefshme. Kështu, Dr. Michelle Henry, dermatologe e certifikuar nga bordi dhe eksperte konsulente në L'Oréal Paris do të na tregoj se sa shpesh duhet të lani flokët.
Kur duhet të lani flokët natyralë?
“Pavarësisht llojit të flokëve, larja çdo ditë nuk është e mirë”, thotë ajo. “Mund t'ju thajë flokët dhe gjithashtu, në disa raste, të krijojë mbiprodhim të sebumit dhe të shkaktojë flokë të yndyrshme. Një rregull i përgjithshëm është të laheni çdo të dytën ditë.”
Lloji i flokëve tuaj do të luajë gjithashtu një rol në sa shpesh i lani ato. Ne e dimë se ka lloje flokësh të ndryshme, ka disa modele të ndryshme të kaçurrelave, tekstura dhe porozitete. Jo të gjitha kaçurrelat janë krijuar të barabarta. Flokët tuaj mund të jenë kaçurrelë por të imët, ashtu si flokët tuaj mund të jenë të trashë por me porozitet të ulët. Sa shpesh i lani duhet të bazohet në atë se sa kanë nevojë flokët tuaj.
Henry ofroi disa udhëzime të përgjithshme që duhen ndjekur kur jeni ende duke kuptuar rutinën tuaj. “Për të gjithë flokët, flokët e hollë deri mesatarë [duhen larë] çdo të dytën ditë”, thotë ajo. “Flokë mesatarë deri të trashë një herë në tre deri në katër ditë. Por për flokët kaçurrela do të sugjeroja çdo katër ditë deri në një herë në javë. Flokët e trashë dhe kaçurrela priren të jenë në anën e thatë, kështu që larja e tepërt e tyre mund të shkaktojë edhe më shumë tharje.”
Sigurisht, asnjë rregull nuk duhet të jetë standard nëse nuk ka kuptim për ju. Nëse ndiheni sikur flokët tuaj janë të yndyrshëm, me erë të keqe ose plot papastërti, lajini ato. Mund ta përdorni edhe shampon e thatë.
Ekzistojnë gjithashtu mjete që mund t'i përdorni nëse nuk jeni të sigurt nëse flokët tuaj duhet të lahen, siç është larja me balsam në vend të shampos, siç rekomandon Henry. "Lajini njësoj si me shampo, por përdorni kondicioner", shpjegon ajo. “Kjo do të sigurojë që të mos i thani flokët tepër dhe të ruani strukturën dhe ngjyrën e flokëve. Ky trik është i shkëlqyeshëm për adhuruesit e fitnesit, të cilët kanë flokë të djersitur dhe duan pak rifreskim.”
Via: Lorealparisusa.com