Sa kohë duhet t'i japim thonjve pas dëmtimit të gellit...

Materiali që ju e zgjedhni për t'i bërë thonjt tuaj me kot mund të luajnë një rol sa i përket dëmtimit dhe jetëgjatësisë së pauzës nga rituali i bukurisë. Ka të bëjë me procesin e heqjes se llakut - heqja e manikyreve të gellit dhe akrilikut mund të jetë më shumë dëmtuese fizikisht sesa llaku i rregullt. Në bazë të manikyristit Mazz Hanna, disa sallone "nuk e marrin kohën e nevojshme që të heqin gellin dhe akrilikun në një mënyrë që nuk e dëmton shtratin e thoit."

Stern shton se thonjt tuaj mund të dëmtohen me metoda agresive mekanike dhe kimike. Dëmtimi mekanik krijohet me heqje të vrazhdë, derisa një shembull i dëmtimit kimik është thithje e thonjve në aceton për një kohë të gjatë - duke i bërë thonjt të thahen dhe të bëhen më të brishta.

Për shkak të kësaj, është kritike që për ata që shpesh bëjnë manikyr me gell apo akrilik që të pauzojnë në mes nëse kanë vërejtur 5 shenja të dëmtimit. Hanna sugjeron që t'i leni ato të rriten para si të bëni manikyrin e ardhshëm të gellit apo akrilikut. Kjo zakonisht merr rreth gjashtë muaj kohë, bazuar në Stern.

Si të kujdeseni në mënyrë të duhur për thonjt tuaj në mes të manikyreve

Nëse thonjt tuaj nuk duken të lëmuar, hidratuar apo me ngjyrën e tyre të zakonshme të shëndetshme, keni pak mundësi për të bërë diçka. Gjatë pauzës në mes të manikyrëve, dermatologja e certifikuar nga bordi Joshua Zeichner sugjeron që t'i mbani thonjt tuaj të hidratuar dhe të shmangni tërheqjen e kutikulave. Për hidratim të shtuar, ne na pëlqen Dior Huile Abricot Daily Nutritive Serum, e cila thith të gjitha mbetjet.

Hanna rekomandon një vaj të kutikulave për hidratim për shkak të parandalimit të kafshimit dhe pickimit, të cilat veprime ajo i përshkruan si "një fjalor i zakonshëm" për të dëmtuar edhe më shumë thonjt. Stern shpjegon që vajrat parandalojnë kafshimin dhe tërheqjen e kutikulave duke e shmangur kështu tharjen e tyre. “Kur kutikulat thahen, mund të ndahet dhe kështu kutikula çkapet duke u bërë kështu stimuluese për kafshim dhe pickim," thotë Stern.

"Kafshimi i thonjve tuaj mund të shkaktoj infeksione në gishtat tuaja sepse ju jeni duke e ekzpozuar kështu lëkurën e traumatizuar të gishtave tek bakteriet në gojën tuaj," shton Zeichner. Vaji Lauren B Beauty Reparative Cuticle është një trajtim që përdorë 14 vajra për t'i mbajtur majet e gishtave të hidratuara derisa e ulin nivelin e imlamacionit që mund të përjetoni.

Së bashku me mbajtjen e thonjve të hidratuara, Zeichner potencon rëndësinë e konsumimit të ushqyesve të duhur. Zeichner sugjeron shtimin e suplementeve që përmbajnë vitamina B-complex siç është biotina. "Situatat kur njerëzit kanë mungesë të biotinës janë të shoqërurara me thonj të dobët," shpjegon ai. Mos harroni të bisedoni me mjekun tuaj para se të shtoni suplemente tek rutina e juaj ditore.

 

Burimi: allure.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!