Maskat janë rikthyer në trend, veçanërisht në rutinën e bukurisë. Nga maskat e fytyrës deri tek pilingët e këmbëve, ka nga një maskë për çdo pjesë të trupit dhe kjo përfshin flokët. Maskat e flokëve janë një mënyrë e shkëlqyer për t'i siguruar flokëve një dozë ri hidratimi. Por, pavarësisht që ju mund të dini se si të aplikoni maskat për flokë, rezultatet më të mira varen kur e dini se sa shpesh duhet ta përdorni atë dhe çfarë lloji është më e mira për flokët tuaj në veçanti. Më poshtë, janë disa këshilla për rutinën e përsosur të maskave të flokëve dhe zgjedhjen së duhur të tyre për të freskuar dhe ringjallur flokët.
A mund të përdoret maska për flokë çdo ditë?
Nëse jeni të fiksuar pas flokëve të shëndetshëm dhe të hidratuar, me siguri jeni tunduar të përdorni një maskë flokësh çdo ditë. Por sinqerisht, ky element bukurie funksionon më së miri kur përdoret një ose dy herë në javë. Meqenëse flokët tuaj mund të mbajnë vetëm një sasi të caktuar hidratimi, pasi të arrijë nivelet e tij maksimale, çdo produkt që aplikoni sipër këtij niveli nuk do t'i ndihmoj në të vërtetë flokët, vetëm do t'i rëndoj ato. Për të mos përmendur, thjesht mund të përfundoni duke e shpenzuar kot produktin, gjë që nuk është aq mirë as për portofolin, as mjedisin.
Maska për flokë VS. Kondicioneri i thellë: Çfarë është dallimi?
Ndërsa përfitimet e maskave të flokëve dhe kondicionerëve të thellë mund të jenë shumë të ngjashme, këto dyja kanë shumë dallim. Normalisht, kondicionerët e thellë përdoren më shpesh sesa maska për flokë. Për shembull, kur flokët janë shumë të thata ose kanë shumë nevojë për kujdes, mund ta ndërroni kondicionerin tuaj të zakonshëm me një kondicioner të thellë. Nga ana tjetër, pavarësisht nga gjendja e flokëve tuaj, nuk rekomandohet të përdorni një maskë më shumë se dy herë në javë.
Via: Lorealparisusa.com