E nderuar për një kohë të gjatë në industrinë e shëndetit, vaji i kërpit ka shënuar rritje të popullaritetit në industrinë e bukurisë në vitet e fundit. Shembulli i fundit? Nails, Inc. dhe INC.redible (që të dyja nga këto janë themeluar nga Thea Green më 1999 dhe 2017 respektivisht) janë bërë bashkë për të krijuar një koleksion të ri që është i dizajnuar për t’i sjellur bukurisë suaj qetësinë për të cilën ka shumë nevojë.
E emëruar si ‘Just Kinda Bliss,’ me vend, koleksioni i llakut për thonj duo ka veçori me përmbajtje të vajit të kërpit që përmban nuancë të kuqe dhe bazë ushqyese të kotit/trajtimit e cila “redukton shiritat fundamental dhe sipërfaqen e pabarabartë të thoit”, dhe “mbushë sipërfaqen ultra të lëmuar dhe me shkëlqim” në bazë të webfaqes së markut. Formulimet poashtu që të dyja përmbajnë Omega 3 dhe 6 për të ndihmuar në përforcimin e thojve.
Përpos llaqeve, koleksioni poashtu ka veçori të Hemp Hydration Lip Jelly (shkëlqyes që sjellë gjashtë orë hidratim), Hemp Magic Lip Scrub (e cila dyfishohet si balsam) dhe maskën për sy No Puff Zonë (e cila është e formësuar si fletë kërpi dhe që është i dizajnuar për lëmim dhe shkëlqim).
Shpeshherë e përzier me vajin CBD, vaji i kërpit i referohet vajit të farës së ekstraktit të kanabis sativës e cila nxirret nga farat e kërpit. CBD, në anën tjetër, ka më pak përmbajtje të vajit të kanabisit dhe gjendet në gjethe dhe lule të bimëve të kërpit. Ajo çka është më me rëndësi është se vaji i kërpit nuk përmban CBD apo THC (elementin psikoaktiv që gjendet në kanabis) dhe është përdorur në industrinë e shëndetit për vite të tëra si anti-inflamator natyral.
Burimi: fashionmagazine.com