Roli që ne e luajmë në flokët tanë nuk ka qenë kurrë më i qartë

Pasi që botërat e bukurisë dhe shkenca vazhdojnë të ndeshen me njëra-tjetrën, roli që ne e luajmë në flokët tanë nuk ka qenë kurrë më i qartë. Shkenca na thotë se temperaturat mbi 65 gradë celsius do të dobësonin elasticitetin e flokëve dhe temperaturat me 110 gradë celsius mund t'i djegin, apo ndoshta edhe t'i shkrijnë flokët. Është fakt.

Nëse jeni thyer ndonjëherë shpirtërisht rreth flokëve me shkëlqim të lartë të Meghan Markle dhe jeni hamendësuar se si ndodhi që flokët tuaja të duken keq, përgjigja është tek ajo se si ju i trajtoni fijet e flokëve tuaja. Shkenca e konfirmon: Ato janë dëmtuar. E vërteta është se sa më të mira kushtet në të cilat gjenden flokët tuaja, aq më shumë reflektojnë ndriqim dhe më të shndërritme duken ato. Dhe nëse keni qenë duke i trajtuar ato keq, është koha për një ndryshim serioz.

Derisa ne të gjithë e dijmë se sa shkëlqyese mund të duken flokët natyrale, askush nuk dëshiron të heq dorë nga theksimi dhe tharëset për flokë - dhe fatmirësisht, ju nuk keni nevojë ta bëni një gjë të tillë.

 

Burimi: elle.com.au

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!