Nuk duhet të keni një Ph.D. në biokimi për të deshifruar kodet e përbërësve arbitrar jo toksik të industrisë së llaqeve të thonjve. Pothuajse të gjitha llaqet në dispozicion sot janë të konsideruara si tre-free, që nënkupton se nuk përmbajnë toksinat si: formaldehidë, toluene dhe dibutyl phthalate (DBP).
Por ne e dijmë që përbërësit mund të depërtojnë përmes shtratit të thonjve dhe gjithashtu e dijmë që ato përmbajnë një erë të tmerrshme. Një manikyr çdo javë për vite të tëra mund të mblidhet, për këtë arsye ja se si ti zgjedhni ato të duhurat:
Nuk ka 5
Çka nuk pëmban: formaldehyde, toluene, DBP, formaldehyde resin dhe camphor.
Çfarë është e rëndësishme: Rrëshira e formaldehidit është vërtetuar se është kancerogjene si vet formaldehida, si dhe studimet kanë vërtetuar se shkakton reaksion alergjik. Kamfuri sintetik është helmues në ekspozim të tepërt dhe të gjatë, e cila rrit mundësinë e zhvillimit të një reaksioni alergjik.
Nuk ka 7
Çka nuk pëmban: formaldehyde, toluene, DBP, formaldehyde resin, camphor, ethyl tosylamide, dhe xylene.
Çfarë është e rëndësishme: Ethyl tosylamide është një plastifikues i cili është larguar nga produktet e bukurisë nga Komisioni Europian përshkak të vetive të tija antibiotike si dhe kontributit të mundshëm në rezistencë të antibiotikëve.
Xylene është një tretës me bazë petroleumi i gjetur në hollues të ngjyrës dhe llaqe të thonjve që shkaktojnë simptome si kokëdhimbje dhe marramendje gjatë ekspozimit për një kohë të shkurtë.
Nuk ka 9
Çka nuk pëmban: formaldehyde, toluene, DBP, formaldehyde resin, camphor, ethyl tosylamide, xylene, paraben, dhe aceton.
Çfarë është e rëndësishme: A duhet të spjegojmë parabenet? Sa i përket acetonit, rrallë herë që mund ta gjeni në llaqe të thonjve, por mund ta gjeni në pastrues të llaqeve. Një irritues i zakonshëm i lëkurës, syve dhe mushkrive, i cili është vërtetuar të shkaktojë helmim nervor dhe respirator në kafshë në doza mesatare.
Nuk ka 10
Çka nuk pëmban: DBP, triphenyl phosphate (TPHP), toluene, xylene, ethyl tosylamide, camphor, formaldehyde, formaldehyde resin, paraben, dhe tert-butyl hydroperoxide (TBHP), dhe/ose gluten.
10-free formulat janë gjithashtu zakonisht janë të krijuara nga përbërës që nuk rrjethin nga kafshët.
Çfarë është e rëndësishme: THPH dyshohet se është një ngacmues endokrin i cili depërton me lehtësi në qarkullimin e gjakut gjatë aplikimit të llakut. Fakti kundër TBHP është paksa jo i qartë, edhe pse është vërtetuar si një irritues i lëkurës me një toksinë akute. Nuk ka fakte që sugjerojnë se aplikimi topikal i glutenit është i dëmshëm për ata me sëmundje kolike, por nëse dëshironi të mos rrezikoni atëher evitoni atë.
Burimi: lalalisette.com