Ne kemi diskutuar më parë rëndësinë e eksfolimit i cili është i shkëlqyeshëm për lëkurën tuaj, duke e lënë atë të butë e të mëndafshtë. Megjithëse skrabet e trupit janë lehtësisht të arritshme për t'u blerë, ju mund të krijoni skrabin tuaj të trupit në shtëpi me përbërës që ndoshta i keni tashmë në shtëpi. Zbusni lëkurën tuaj gjatë dushit për të zbuluar lëkurën e butë dhe të mëndafshtë si të bebeve!
Përbërësit e recetës:
- 3/4 kupë sheqer kafe
- 1/2 kupë tërshërë të bluar (Jo tërshërë instante)
- 1/4 kupë mjaltë të pastër
- 3/4 deri në 1 kupë vaj (P.sh. vaj ulliri ekstra i virgjër, vaj jojoba, vaj fara rrushi ose vaj bajame e ëmbël)
- 1/4 lugë çaji vaj esencial ose aromatik (Opsionale)
Përzieni të gjithë përbërësit së bashku në një tas ose enë të pastër. Në dush, përdorni lëvizje të buta rrethore duke aplikuar skrabin në trupin tuaj dhe shpëlajeni tërësisht me ujë të ngrohtë.
Burimi: Beautylish.com