Qelizat në njërën anë të secilit fibër leshi janë më të gjata se sa qelizat e anës tjetër, kanë zbuluar hulumtuesit.
Flokët rrotullohen sepse qelizat në njërën anë të fijes janë më të gjata se qelizat në anën tjetër, të paktën tek delet e racës merino, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore Journal of Experimental Biology. Përfundimet nuk përshtaten mirë në asnjërën nga dy teoritë kryesore për mënyrën se si shfaqen dredhat - domethënë, se ka më shumë qeliza në njërën anë se në tjetrën, ose që dy llojet kryesore të qelizave që përbëjnë flokët ndryshojnë vazhdimisht në gjatësi dhe shpërndahen në mënyrë të pabarabartë.
"Ne hymë për të provuar ato dy teori sepse siç rezulton askush nuk ka qenë në gjendje t'i matë ato drejtpërdrejt më parë", thotë për ABC News, bashkëautori i studimit Duane Harland i institutit kërkimor bujqësor AgResearch në Zelandën e Re. Ai shton se "ishte shumë pak sepse copat e leshit me të cilat kishim të bëjmë janë tepër të vogla".
Për të analizuar fibrat, Harland dhe kolegët e tij u bashkuan me një kompani kozmetike japoneze, Kao Corporation. Pasi pastruan dhe ndanë qindra copa të vogla leshi delesh merino, studiuesit matën lakimin e secilës fibër dhe më pas vëzhguan leshin nën mikroskop.
Ata zbuluan se megjithëse të dy llojet e qelizave, të njohura si qeliza ortokortikale dhe parakortikale, me të vërtetë ndryshonin në gjatësi mesatarisht, kishte një gamë të gjerë gjatësish në të dy llojet e qelizave dhe ndryshimi mesatar nuk mund të parashikonte lakimin e fibrave.
Në vend të kësaj, ekipi tregoi se lakimi përcaktohej nga gjatësia relative e një qelize ortokortikale dhe qeliza parakortikale drejtpërdrejt përballë saj - që do të thotë se një përzierje e dy teorive të mëparshme mund të shpjegojë pse flokët kaçurrela. "Ne kemi vërtetuar qartë që lloji i qelizës është i rëndësishëm, ashtu si dhe gjatësia e qelizës", thotë Harland për The New Zealand Herald. E njëjta gjë duhet të jetë e vërtetë për flokët e njeriut, shton ai.
Burimi: www.the-scientist.com