Qerpikë gjysëm-të-përhershëm që vërehen në foto
  1. Qerpikët artificialë gjysmë-permanent janë tërësisht të ndryshëm nga qerpikët individual ose të përkohshëm. Qerpikët artificialë gjysmë-permament aplikohen në drejtim të qerpikëve tuaj me dorë duke i ngjitur me ngjitës dhe mund të zgjasin deri në 6-8 javë nëse i mirëmbani si duhet deri sa të ju bien në mënyrë natyrale.
  2. Qerpikët nuk janë të gjithë të madhësisë së njejtë.
    Këto dallojnë nga gjatësia, materiali si mëndafsh apo ndonjë lloj tjetër sintetik. Pastaj ju mund të zgjedhni dendësinë e duhur, sa më të dendura ju keni pamje më të plotë dhe të theksuar të syrit dhe preferenca personale e gjatësisë.
  3. Sa më të gjata qerpikët artificialë, aq më shumë qerpikë tuaj ju nevoiten.
    Qerpikët shumë të gjatë mund të shpërndahen rreth kapakut të syrit duke ju bërë më pak natyrale, andaj keni kujdes gjatë zgjedhjes së tyre.
  4. Ju duhet ti mirëmbani mirë për të paktën 12 orë pas aplikimit.
    Shumica e profesionistëve ju rekomandojnë që mos të djersiteni, qani notoni apo lani fytyrën për të paktën 12 orë sa të thahen mirë.
  5. Qerpikët artificialë janë të shtrenjtë dhe nevoitet kohë për t’i ruajtur.
    Këto ju japin pamje aq dramatike sikur maskara andaj edhe nuk sugjerohet ti lyeni me maskara sepse mund ti dëmtojë ato.
  6. Vënia e qerpikëve artificialë e bën grimin tuaj të përditshëm të panevojshëm.
    Ju nuk keni nevojë të grimoheni aq shumë me këto qerpikë, këto janë mjaftueshëm për t’u dukur mirë dhe natyrale.
  7. Nëse nuk dëshironi të aplikoni llajner për sy, këta qerpikë janë mëse të mjaftueshëm.
    Vetëm në rastë më të veçanta kur dëshironi të dukeni më e theksuar në grim ju mund ta bëni këtë.
  8. Mirëmbajtja e përditshme e qerpikëve artificialë nuk është kryesisht e lehtë.
    Nëse ekspozoheni në lagështi apo ndonjë pozicion të keq, ju mund ti dëmtoni dhe të duken të çrregullt. Pra, është e nevojshme që ti krehni me brushën e maskarës së thatë në mënyrë shumë të butë dhe mos ti prekni shumë me dorë.
  9. Qerpikët artificialë mund të irritojnë seriozisht sytë tuaj.
    Mund të merrni ndonjë infeksion apo alergji dhe të ballafaqoheni me simptoma të ndryshme, sepse fundja, syri është shumë delikat.
  10. Pasi të vendosni njëherë qerpikë artificialë, gjithmonë më pas qerpikët tuaj do të ju duken më të shkurtë.
    Këto paraqesin një efekt të kundërt pasi të ju mësohet syri me qerpikë artificialë.
  11. Askush nuk e di saktësisht nëse gjatë aplikimit të shpeshtë qerpikët artificialë shkaktojnë dëmtim të përhershëm.
    Nuk ka të dhëna të mjaftueshme se qerpikët artificialë mund të ndikojnë në çdo aspekt të gjatësisë, rritjes apo shëndetit të qerpikëve natyral.
  12. Ju mund të bëheni të varur nga qerpikët artificialë pavarsisht kostos, shqetësimit dhe rreziqeve.

 

Burimi: cosmeticsplus.com.au

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!